Frakturë e septumit të hundës për Garcian, i kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar

8 Shtator 2026
7:15
Alfred Lleshi
back button

Eric Garcia ka pësuar sërish frakturë të hundës. Mbrojtësi i Barcelonës u dëmtua në një përplasje me Rodrin gjatë ndeshjes së fituar bindshëm nga katalanasit ndaj Valencias.

Mesfushori, ish-lojtar i Manchester City, e goditi pa dashje me kokë shokun e skuadrës, i cili nuk mundi ta vazhdonte lojën. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frakturën e septumit të hundës.

Ky është një dëmtim që Garcia e kishte pësuar edhe një vit më parë, ndaj Club Brugge në Champions League. Në atë rast, mbrojtësi u rikthye menjëherë në fushë, duke përdorur një maskë mbrojtëse.

Edhe këtë herë, pritet që Garcia të ndjekë të njëjtën rrugë dhe të luajë me një maskë mbrojtëse.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit