Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

A përfundon kriza politike më 9 shtator?

Korqa: Opozita s’mund të fitojë duke sulmuar qeverinë e duke lënë anash elektoratin

22 o. më parë / 7 sht 2026 21:14
Burim Korqa

Opinionisti Burim Korqa ka thënë se partitë opozitare po bëjnë gabim duke sulmuar vazhdimisht qeverinë e duke mos u fokusuar në elektorat. 

“Gjitha partitë politike kanë lënë anash gjenerata të tërë...Vetëvendosje vazhdimisht punon me gjenerata të reja. Qysh mundesh me mujt Vetëvendosjen duke u fokusuar vetëm në qeverisje e duke kritikuar vazhdimisht, e duke i lënë anash këta të rinj që punojn vazhdimisht me Vetëvendosjen”, ka thënë Korqa në “Konfront” të KTV-së. 

Korqa ka thënë se po ashtu Vetëvendosje vazhdimisht punon me elektoratin nga diaspora dhe i ka dhënë mundësi të mëdha diasporës, dhe kjo është arsyeja pse atje merr numër të madh të votave. 
 

Buja: Vendimi i Avdullah Hotit për mosvotimin e Sejdiut, i mbështetur në inate

22 o. më parë / 7 sht 2026 21:02
Jetlir Buja

Gazetari Jetlir Buja, ka thënë se deri më tani nuk ka parë ndonjë arsyetim bindës nga 6 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për mosvotimin e kandidatit konsensual për president të LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Sejdiu. 

Buja ka theksuar se edhe qëndrimi i deputetit Avdullah Hoti është i mbështetur në inate dhe jo në arsye apo strategji politike mbrapa. 

“Problemi kryesor është çështja e presidentit, pra a duhet partitë opozitare ta zhbllokojnë këtë proces, a duhet LDK-ja dhe PDK-ja të marrin pjesë në seancë, ta bëjnë kuorumin. Unë nuk kam vërejtur ende ndonjë arsyetim nga 6 deputetët e LDK-së që thotë që emri i propozuar nga marrëveshja LDK-LVV nuk bën dhe ndonjë dëshmi pse nuk bën, PDK-ja ka mbetur krejtësisht jashtë këtij procesi ... edhe qëndrimi i Avdullah Hotit nuk ka qenë bindës dhe ka qenë arbitrar, dhe si i tillë lindin interpretime elektorale ... qëndrimi i tij është i mbështetur në inate dhe jo në ndonjë arsye”, ka theksuar Buja. 

Marrëveshjes mes LDK-së dhe Vetëvendosjes që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president, i dolën kundër Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Ahmeti: Opozita s’është dashur të marrë pjesë në seancë, duhet të kërkojë zgjedhje

22 o. më parë / 7 sht 2026 20:46
Bardh Ahmeti

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Bardh Ahmeti, ka thënë se është absurde që partitë opozitare po shprehin gatishmëri të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ata në të njëjtën kohë vazhdojnë të thonë se janë shkelur gjitha afatet kushtetuese për konstituim. 

“Për mua është e befasishme gatishmëria e partive opozitare për të marrë pjesë në këtë seancë. E kemi PDK-në që krejt kohën ka thënë se ka shkelje kushtetuese, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për afatin se kur duhet të ndodhë...Është absurde, pasi çfarë arsye mund të kesh me pranu të bëhesh bashkëfajtor për shkelje të Kushtetutës apo të vendimit të Gjykatës Kushtetuese...Nëse je i bindur se po ndodh shkelje e vendimit të Kushtetueses, atëherë si deputet e parti politike duhet t’i fillosh procedurat e të dërgosh pyetje në Gjykatën Kushtetuese për të marrë konstatim nëse ka shkelje apo jo”, ka thënë Ahmeti në “Konfront” të KTV-së. 

Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari për 9 shtator. 

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit është mbajtur një ditë më vonë. 

Ahmeti ka thënë se partitë opozitare duhet të kërkojnë zgjedhje e jo të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive. 

“S’ka kuptim me qenë i bindur për një gjë të tillë, e me u bë bashkëfajtor në shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.  E ke të njëjtën gjendje në LDK. E pamë sot Doarsa Kica-Xhelilin e më herët edhe deputetë tjerë të LDK-së që thoshin se ka shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese shtyrja e konstituimit të Kuvendit. Në ndërkohë kur bëhet ftesa, orët e para ka gatishmëri jashtëzakonisht të mëdha të këtyre subjekteve...Duhet të kërkosh zgjedhje. Qysh ka kuptim që subjekti politik të bëhet bashkëfajtor për shkelje?” – tha Ahmeti. 
 

Krasniqi: VV-ja mund ta shtyjë edhe 3-4 ditë konstituimin për ta mbajtur opozitën nën presion

22 o. më parë / 7 sht 2026 20:44
Besnik Krasniqi

Gazetari Besnik Krasniqi ka thënë se Lëviza Vetëvendosje mund ta shtyjë edhe 4-5 ditë konstituimin e Kuvendin, siç ka theksuar ai, për ta mbajtur nën presion opozitën, për datën e e mundshme për organizimin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë zhvillim me peshë që do ta bënte datën 9 shtator datë tek e cila do të mund të pritej konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi ka thënë se janë 27 dhjetori dhe 3 janari data të cilat Vetëvendosja i ka kalkuluar për organizmin të zgjedhjeve të ardhshme. 

“Nëse ka diçka tjetër që e bën Vetëvendosjen t’i mbajë nën presion subjektet e tjera politike është kalkulimi me datën e zgjedhjeve të ardhshme, dhe datat e kalkulimit të saj ajnë 27 dhjetori dhe 3 janari, data që bien të dielën e fundit të vitit dhe të parën të vitit të ardhshëm kur mërgata është me të madhe këtu dhe që në zgjedhjet e vitit të kaluar e kemi parë që me të madhe e mbështesin Vetëvendosjen e cila kalkulon në këto vota dhe njëkohësish u bën presion subjekteve të tjera, veçmas PDK-së që ka dalë më së keqi në rezultatin e trupës zgjedhore që është në mërgatë, për të mundur të arrijë të arrijë çfarëdo marrëveshje për presidentin”, është shprehur ai në emisionin “Konfront” në KTV. 

Ai ka theksuar se nëse konstituohet Kuvendi me datën 9 shtator, më së largu me datën 23 dhjetor duhet të mbahen zgjedhjet.

“Unë së paku edhe një 3-4 ditësh pres prej Vetëvendosjes që të mos i japë zgjidhje konstituimit të Kuvendit me qëllimin që t’i mbajë nën presion opozitën, Kuvendi ndoshta mund të konstituohet në fundjavë”, ka deklaruar Krasniqi.