×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Realiteti i ri në Ceuta: Fëmijët kthehen në shkollë mes frikës, emigrantët urinojnë jashtë klasave

Fëmijët në Ceuta u kthyen në shkollë sot, por ajo që duhet të ishte një rikthim emocionues për nxënësit e vegjël u venit nga frika.

Ndërsa enklava spanjolle në Afrikën e Veriut vazhdon të përballet me një krizë masive emigrantësh, ushtarë dhe policë u vendosën sot për të ruajtur klasat, ndërsa prindërit e shqetësuar mbushën çantat e fëmijëve të tyre me sprej me piper.

Ndërkohë, mësuesit kanë raportuar se kanë parë emigrantë të pastrehë që kryejnë nevojat jashtë klasave.

Kanë kaluar 40 ditë që kur 70,000 emigrantë nga Afrika e Veriut sulmuan plazhet e Ceutës, duke shkaktuar shpejt një krizë humanitare në territorin spanjoll.  Edhe pse shumica e atyre që hynë në Ceuta tani janë kthyer në Marok, midis 3,500 dhe 7,000 kanë mbetur, shumë prej të cilëve flenë në plazhe dhe fusha lojërash.

Prindërit thonë se kanë frikë për jetën e fëmijëve të tyre për shkak të raporteve pothuajse të përditshme të dhunës, duke përfshirë sulme kundër ushtrisë dhe dhjetëra sulme seksuale.

Një mësues u ankua për numrin e emigrantëve që jetojnë jashtë portave të shkollës.

“Ata urinojnë para shkollës dhe era është e neveritshme. Ata hanë mëngjes, drekë dhe darkë te portat e shkollës dhe i lënë mbetjet atje. Është shumë e vështirë t’u thuash prindërve të sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa u shqetësuar, kur as ne mësuesit nuk jemi të sigurt për asgjë”, tha ajo për median “Libertad Digital”.

Gazeta spanjolle OKDiario raporton se ushtarë dhe policë janë dërguar për të ruajtur klasat dhe linjat e autobusëve, ndërsa disa shkolla kanë punësuar siguri private.  Por, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë, disa prindër besojnë se këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme dhe po i marrin masat në duart e tyre.

Nëna e katër fëmijëve, Miriam Fedal, i tha transmetuesit spanjoll “Antena 3” se i kishte dërguar vajzat e saj në shkollë me sprej me piper në çantat e tyre, si një masë mbrojtëse ndaj një sulmi të mundshëm.

“Nuk po merren masa, ligjet nuk po zbatohen. Nuk kemi zgjidhje tjetër.  Jemi të frikësuar, ndihemi të pasigurt. Çdo ditë është më keq.”, tha Fedal.

Ajo shtoi se nëse do të varej prej saj, nuk do t’i dërgonte fëmijët në shkollë, por tha se duhet ta bëjë këtë në mënyrë që të shkojë në punë.

“Do të ketë familje që mund të përballojnë të mos i dërgojnë fëmijët e tyre, por ne që punojmë duhet ta bëjmë këtë”-, tha Fedal.

Prindërit sot shprehën gjithashtu zhgënjimin e tyre për kushtet në të cilat fëmijët e tyre duhet të shkojnë në shkollë, me një prind që i tha agjencisë së lajmeve EFE: “Kjo nuk është normale.”

“Na morën plazhet, verën… por nuk mund të na marrin as arsimin”, u ankua një prind tjetër.

Të tjerë dënuan mungesën e pranisë së policisë në zona të caktuara shkollore, me një nënë që i tha EFE-së: “A nuk thanë se siguria do të rritej? Epo, asgjë nuk kanë bërë këtu.”

Ndërkohë, Qeveria e Ceutës ka shtyrë fillimin e punës së çerdheve shtetërore, me datën e fillimit të caktuar tani për 28 shtator. Kjo vjen ndërsa udhëheqësi i Ceutës kërkoi të martën më shumë ndihmë nga BE-ja për territorin e “tenxheres me presion” pas vërshimit masiv të emigrantëve në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Do blinte toka në Shqipëri dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes

Do blinte toka në Shqipëri dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes

Publikuar më 08.09.2026
Një kthesë e frikshme del në dritë në rastin e zhdukjes së g...

Një kthesë e frikshme del në dritë në rastin e zhdukjes së gruas 50-vjeçare kineze, Yu Ting, e cila u zhduk në mënyrë misterioze katër muaj më parë në Artemis. Pasaporta e saj u gjet e prerë në 22 shirita në Attiko Alsos, një zbulim tronditës që e ndërlikon më tej ngjarjen triller. Pasaporta, një […]

Lexo më shumë

E pabesueshme! Burrit i gjendet koka e krokodilit brenda bagazheve në aeroport, ja pse rrezikon burgun

E pabesueshme! Burrit i gjendet koka e krokodilit brenda bagazheve në aeroport, ja pse rrezikon burgun

Publikuar më 08.09.2026
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Itali, ku një burrë ...

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Itali, ku një burrë rrezikon të përfundojë në burg, pasi koka e tharë e një krokodili në rrezik zhdukjeje u gjet në bagazhet e tij, në aeroportin Caselle të Torinos. Burri kishte mbërritur në aeroportin e qytetit verior italian me një fluturim nga Miami nëpërmjet Stambollit. Koka e […]

Lexo më shumë

Nga fjalimi i të birit tek simbolika e shpatës mbi arkivol, nderimet që Serbia i bëri “kasapit të Ballkanit”, Ratko Mlladiç

Nga fjalimi i të birit tek simbolika e shpatës mbi arkivol, nderimet që Serbia i bëri “kasapit të Ballkanit”, Ratko Mlladiç

Publikuar më 08.09.2026
Ish- gjenerali Ratko Mlladiç u varros ditën e djeshme në Var...

Ish- gjenerali Ratko Mlladiç u varros ditën e djeshme në Varrezat Topçider në Beograd, i shoqëruar nga kënga “Larg” dhe të shtënat me armë të pjesëtareve të ushtrisë serbe. Pasi iu bënë të gjitha nderimet, arkivoli u vendos në një karrocë duke u mbajtur nga anëtarë të Ushtrisë Serbe dhe më pas u shoqërua deri […]

Lexo më shumë

“Të paktën të përdhunoi një njeri simpatik”/ Rrëfimi tronditës i 20-vjeçares pas abuzimit nga emigranti nigerian

“Të paktën të përdhunoi një njeri simpatik”/ Rrëfimi tronditës i 20-vjeçares pas abuzimit nga emigranti nigerian

Publikuar më 08.09.2026
Një 20-vjeçare, viktimë e përdhunimit nga një emigrant Niger...

Një 20-vjeçare, viktimë e përdhunimit nga një emigrant Nigerian në Britaninë e Madhe, ka bërë një dëshmi tronditëse mbi ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator të vitit 2025, kur vajza, në atë kohë 19 vjeç,  ishte duke u kthyer për në shtëpi në një shteg të izoluar në Ërexham, Uells. Në një moment, 24-vjeçari […]

Lexo më shumë

Studimi tronditës: Tymi shkakton 1.7 milionë vdekje në vit te joduhanpirësit, 767 milionë fëmijë të ekspozuar

Studimi tronditës: Tymi shkakton 1.7 milionë vdekje në vit te joduhanpirësit, 767 milionë fëmijë të ekspozuar

Publikuar më 08.09.2026
Më shumë se 2.7 miliardë njerëz në mbarë botën, përfshirë qi...

Më shumë se 2.7 miliardë njerëz në mbarë botën, përfshirë qindra miliona fëmijë, u ekspozuan ndaj tymit të duhanit të të tjerëve gjatë vitit 2023. Sipas një studimi të ri, ky ekspozim lidhet me rreth 1.7 milionë vdekje në të njëjtin vit. Studimi, i publikuar në revistën shkencore “The Lancet Public Health”, analizoi të dhëna […]

Lexo më shumë

“Goditje” nga Mbreti Charles, Harry dhe Meghan befasohen nga letra që u ndryshon statusin në Britani

“Goditje” nga Mbreti Charles, Harry dhe Meghan befasohen nga letra që u ndryshon statusin në Britani

Publikuar më 08.09.2026
Harry dhe Meghan janë befasuar nga një letër e Mbretit Charl...

Harry dhe Meghan janë befasuar nga një letër e Mbretit Charles III, e cila rikujton zyrtarisht se çifti nuk konsiderohet pjesë e familjes mbretërore që kryen detyra zyrtare. Letra, e nxjerrë nga Lord Chamberlain Richard Benyon, u është shpërndarë institucioneve britanike në një moment kur Princi Harry dhe Meghan Markle po rikthehen në Britani pas […]

Lexo më shumë

Shqiptarët i hynë në shtëpi për të grabitur, stilistja spanjolle tregon tmerrin që përjetoi: Pashë hijen dhe vrapova

Shqiptarët i hynë në shtëpi për të grabitur, stilistja spanjolle tregon tmerrin që përjetoi: Pashë hijen dhe vrapova

Publikuar më 08.09.2026
Stilistja e njohur spanjolle, Rocio Osorno ka folur në media...

Stilistja e njohur spanjolle, Rocio Osorno ka folur në mediat spanjolle në lidhje me tmerrin që përjetoji, pasi dy shqiptarë hynë në shtëpinë e saj për të grabitur. Ajo e publikoi në rrjetet sociale videon e momentit kur grabitësit ishin brenda shtëpisë të maskuar dhe vodhën sende me vlerë e para cash. Shqiptarët, të cilët […]

Lexo më shumë

Skandali/ U rrëzua nga shtëpia, e moshuara detyrohet të qëndrojë për rreth 4 orë shtrirë në asfalt duke pritur ambulancën

Skandali/ U rrëzua nga shtëpia, e moshuara detyrohet të qëndrojë për rreth 4 orë shtrirë në asfalt duke pritur ambulancën

Publikuar më 08.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një 80-vjeçare është detyruar të qëndrojë e shtrirë për rreth 4 orë në asfalt, duke pritur për ambulancën. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në qarkun Durham, ku e moshuara Kathleen Bryson  u rrëzua nga shtëpia e saj, rreth orës 11:20. Fqinjët e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda