Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Itali, ku një burrë rrezikon të përfundojë në burg, pasi koka e tharë e një krokodili në rrezik zhdukjeje u gjet në bagazhet e tij, në aeroportin Caselle të Torinos.
Burri kishte mbërritur në aeroportin e qytetit verior italian me një fluturim nga Miami nëpërmjet Stambollit. Koka e zvarranikut ishte mbështjellë me letër kafe në përpjekje për ta fshehur atë nga kontrollet e sigurisë dhe doganat.
Koka e kafshës u sekuestrua nga autoritetet kufitare dhe pasagjeri, i cili thuhet se po kthehej nga pushimet, u vu nën hetim me akuzat për kontrabandë të një ekzemplari që i përkiste një specie të mbrojtur.
Krokodilët mbrohen sipas Konventës së Uashingtonit, një marrëveshje globale e nënshkruar në vitin 1973 për të mbrojtur bimët dhe kafshët e rrezikuara nga rreziku i tregtisë ndërkombëtare.
Nëse dënohet, burri përballet me një gjobë prej 20,000 deri në 200,000 euro, ose me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit. Policia tha se operacioni në Torino ishte pjesë e një goditjeje më të gjerë në Itali kundër tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra.
Italia është një qendër e madhe tranziti për tregtinë e paligjshme të kafshëve ekzotike, pjesa më e madhe e së cilës i ka rrënjët në krimin e organizuar. Në një raport të publikuar më parë këtë vit, dega italiane e WWF tha se kafshët, duke përfshirë breshkat, zogjtë zbukurues, zvarranikët tropikalë dhe madje edhe primatët e vegjël, tregtohen ilegalisht nëpërmjet kanaleve online dhe shkëmbimeve ndërkufitare.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/