Përmbyllet Lin Festival, edicioni i katërt promovon trashëgiminë kulturore
Është përmbyllur edicioni i katërt i Lin Festival, një aktivitet i organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, me synimin për të promovuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore jomateriale të Shqipërisë.
Nata e fundit i është kushtuar muzikës elektronike ndërsa ka pasur edhe të ftuar specialë.
I shtrirë përgjatë brigjeve të liqenit, festivali ofroi një program të pasur me muzikë dhe veprimtari kulturore. Festivali i Linit ka bashkuar muzikën, trashëgiminë kulturore dhe mjeshtërinë artizanale, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të përjetojnë traditat shqiptare në një prej peizazheve më të veçanta, buzë liqenit.
Gazetare: Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




