Tuesday / September 8 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Inflacioni 3.2% në gusht, nga ushqimet dhe karburantet

Share Share Icon

Rritja e çmimeve u zbuti disi në gusht është përshpejtuar në gusht, duke u rritur  me 3.2%, nga 3.4% në korrik.  Ky është muaji i tretë radhazi që norma e inflacionit e ka tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Krahasuar me muajin Gusht 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 12,0%, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5,4%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,6%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 3,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Kujdes personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,8% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,4%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 3,2%, pasuar nga grupi “Informacioni dhe komunikimi” me 1,0%.

Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,79 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ndikuan me +0,76 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,13 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” u rriten me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me -0,12 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,04 pikë përqindje.

Në mbledhjen e fundit, në fillim të gushtit Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe këtë objektiv e administron përmes normës bazë të interesit, vendosi të mbajë të mbajë të pandryshuar normën bazë në 2.5%, pavarësisht sinjaleve të qarta në rritje të inflacionit.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit erdhi në rritje, si pasojë e efekteve direkte dhe indirekte të rritjes së çmimeve të naftës në tregjet e huaja, si dhe e kërkesës së qëndrueshme për mallra e shërbime. Megjithatë, niveli i inflacionit mbetet i kontrolluar dhe pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë”, tha guvernatori Sejko.

Ai shtoi se inflacioni parashikohet të qëndrojë pranë, por mbi objektiv, në periudhën afatshkurtër dhe të zbresë gradualisht drejt objektivit në periudhën afatmesme. Në këto rrethana, goditja e ofertës nga tregjet ndërkombëtare pritet të ketë efekte kalimtare në ekonominë e vendit, shtoi ai.

BSH mban normën bazë të pandryshuar… me sytë nga Lindja e Mesme

Ndërkohë edhe në Eurozonë inflacioni u përshpejtua në gusht, duke arritur në 3.3%. Ndryshe nga Banka e Shqipërisë, Banka Qendrore Europiane e ka rritur njëherë normën bazë pak javë më parë.

Me inflacionin në Eurozonë që ka arritur në 3.3% dhe kostot e energjisë në rritje të fortë, tregjet po parashikojnë një tjetër rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane më 10 shtator.

BQE pritet të rrisë sërish normat, pasi goditja nga energjia e çon inflacionin në 3.3%

Burimi: INSTAT

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

PISA 2025/ Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime

Nxënësit 15-vjeçarë në Shqipëri vijojnë të mbeten dukshëm pas mesatares së vendeve të OECD-së në aftësitë bazë, ndonëse rezultatet e PISA 2025 e po...

59 minutes më parë 6 Min Lexim

BSH dhe BERZH prezantojnë Kodin për Financimin e Grave Sipërmarrëse

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan sot ceremoninë e lançimit të “WE Finance Code Albania – Kodi p...

1 hour më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!