Tuesday / September 8 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Kryeministri Rama: Po hartojmë program kombëtar për IA, vetëm 9% e bizneseve e përdorin

Share Share Icon

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në punimet e Forumit të Inovacionit, deklaroi se qeveria është duke hartuar një program për Inteligjencën Artificiale.

“Këtu kemi në qendër të bisedave të ditës së sotme Inteligjencën Artificiale, për të cilën ne po përgatitemi për një program kombëtar, ku të gjithë do të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre dhe të gjejnë vendin e tyre.

Gjithashtu, ne jemi të vetëdijshëm se të gjitha temat e diskutimit janë në një dinamikë të jashtëzakonshme, gjë që, nga njëra anë, është një bekim i madh për vende si i yni, sepse mund të bëjmë kapërcime të mëdha falë teknologjisë dhe, nga ana tjetër, është një sinjal i vazhdueshëm alarmi, sepse po ashtu mund të mbetemi shumë mbrapa nëse nuk ecim me ritmin e kësaj kohe të re.

Janë 3 elementë që dua të mbajmë parasysh për ndërveprimin mes nesh: së pari, problemet reale. Së dyti, propozime konkrete. Së treti, gatishmëri për t’u angazhuar të gjithë së bashku, sepse këtë program jeni ‘të dënuar’ ta ndjekim së bashku.”

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në ecurinë e sektorit të teknologjisë, zhvillimet e tij dhe rritjen e numrit të të punësuarve.

“Sot eksporti i teknologjisë arrin në 222 mln euro produkte inovative, 3 herë më shumë sesa pak vite më parë. Janë aktivë gati 28,500 profesionistë. Dhe 7 nga 10 punonjës janë nën moshën 35 vjeç.

Sot kemi një rritje pagash shumë domethënëse në këtë sektor dhe në PBB sektori ka një peshë të lexueshme prej 2.2%, një shifër kuptimplotë për potencialin e vet.

Kemi një fatmirësi, sepse në platformën e-Albania kemi 3.4 mln subjekte dhe qytetarë të regjistruar.

Është domosdoshmëri që të ngremë një strukturë publike të cloud-it, që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme dhe të sigurta. Ndërkohë, kemi filluar të eksplorojmë mundësinë e ngritjes së data center-ave.

Nëse sektori publik ka një avantazh të madh, për shkak të progresit, në sektorin privat janë shumë prapa. Vetëm 24% e bizneseve tregtojnë online.

9% e sipërmarrjeve përdorin Inteligjencën Artificiale, kundrejt 90% të qytetarëve që kanë akses online. Këto të dhëna janë shqetësuese.

Do të vazhdojmë mbështetjen për startup-et. Kemi bërë dyfishimin e fondit. Të njëjtën gjë do të bëjmë vitin e ardhshëm, nëse do të paraqitet i njëjti trend vitin e ardhshëm.

Kemi në plan të bëjmë disa pilotë, në sektorin e bujqësisë, turizmit, shëndetësisë, si dhe financave, që të rrisim përdorimin e teknologjisë.

Janë 9 mijë studentë që merren me teknologji. Numri i vajzave është ndër më të lartët në Europë”, pohoi ndër të tjera Rama.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH

Sheshi “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë në kuadër të një projekti të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili parashikon riorganizimin e hapësi...

2 hours më parë 3 Min Lexim

PISA 2025/ Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime

Nxënësit 15-vjeçarë në Shqipëri vijojnë të mbeten dukshëm pas mesatares së vendeve të OECD-së në aftësitë bazë, ndonëse rezultatet e PISA 2025 e po...

2 hours më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!