Tuesday / September 8 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Kosova

Rritet me 20,4% aktiviteti i bizneseve në Kosovë, në një muaji regjistrohen 1,583 ndërmarrje të reja

Share Share Icon

Numri i ndërmarrjeve të reja u rrit për 20,4 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa 98,7 për qind e bizneseve të regjistruara janë mikro ndërmarrje.

Tregtia, prodhimi dhe ndërtimtaria prinë në aktivitetet ekonomike më të preferuara.

Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka shënuar rritje gjatë korrikut të vitit 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 583 ndërmarrje të reja, që paraqet një rritje prej 45 për qind krahasuar me muajin paraprak, ndërsa në raport me korrikun e vitit 2025 numri i ndërmarrjeve të regjistruara është rritur për 20,4 për qind.

“Në Korrik 2026 krahasuar me muajin paraprak, kemi rritje për 45 % të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rritje për 20,4 % të ndërmarrjeve të regjistruara”.

Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë korrikut kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, me 356 ndërmarrje të reja, apo 22,5 për qind të totalit.

Pas tyre renditet prodhimi, me 166 ndërmarrje ose 10,5 për qind, ndërsa ndërtimtaria ka regjistruar 159 ndërmarrje të reja, që përbëjnë 10 për qind të totalit.

“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 356 (22,5 %), prodhim me 166 (10,5 %), ndërtimtari me 159 (10,0 %), akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 147 (9,3 %), etj”.

Në mesin e aktiviteteve më të preferuara gjatë këtij muaji janë edhe akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim, ku janë regjistruar 147 ndërmarrje, apo 9,3 për qind e të gjitha bizneseve të reja.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se pjesa dërrmuese e bizneseve të regjistruara gjatë korrikut janë ndërmarrje të kategorisë mikro.

Nga gjithsej 1 mijë e 583 ndërmarrje, 1 mijë e 563 prej tyre, apo rreth 98,7 për qind, kanë nga 0 deri në 9 të punësuar.

Në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla, me 10 deri në 49 të punësuar, janë regjistruar 18 ndërmarrje, që përbëjnë rreth 1,1 për qind të totalit, ndërsa vetëm 2 ndërmarrje, apo 0,1 për qind, janë regjistruar në kategorinë e ndërmarrjeve të mesme, me 50 deri në 249 të punësuar.

Gjatë korrikut nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e madhe me 250 apo më shumë të punësuar.

Sa i përket formës ligjore dhe organizimit të ndërmarrjeve të reja, sipas ASK-së, pjesën më të madhe e përbëjnë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, me 76,75 për qind të totalit.

Pas tyre janë bizneset individuale, që përbëjnë 22,68 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërkohë, kompanitë e huaja përbëjnë 0,44 për qind, ndërsa shoqëritë aksionare rreth 0,13 për qind. Format e tjera të organizimit kanë pjesëmarrje minimale në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve të reja.

Në aspektin gjeografik, Rajoni i Prishtinës vazhdon të dominojë në regjistrimin e ndërmarrjeve të reja. Sipas ASK-së, në këtë rajon gjatë korrikut janë regjistruar 738 ndërmarrje, apo 46,6 për qind e të gjitha ndërmarrjeve të reja në Kosovë.

Pas Prishtinës, numrin më të madh të ndërmarrjeve të reja e ka Rajoni i Prizrenit, me 169 ndërmarrje, që përbëjnë 10,7 për qind të totalit. Rajoni i Ferizajt renditet i treti me 156 ndërmarrje, apo 9,9 për qind, i ndjekur nga Rajoni i Pejës me 152 ndërmarrje, apo 9,6 për qind.

Në Rajonin e Mitrovicës janë regjistruar 130 ndërmarrje të reja, që përbëjnë 8,2 për qind, ndërsa Rajoni i Gjilanit ka regjistruar 122 ndërmarrje, apo 7,7 për qind. Numrin më të ulët në nivel rajonal e ka Rajoni i Gjakovës, me 116 ndërmarrje të reja, që përbëjnë 7,3 për qind të totalit.

“Shtrirja gjeografike e ndërmarrjeve të regjistruara në nivel rajoni është: Rajoni i Prishtinës prinë me 738 ndërmarrje të regjistruara (46,6 %), Rajoni i Prizrenit me 169 (10,7 %), Rajoni i Ferizajt me 156 (9,9 %), Rajoni i Pejës me 152 (9,6 %), Rajoni i Mitrovicës me 130 (8,2 %), Rajoni i Gjilanit me 122 (7,7 %), dhe Rajoni i Gjakovës me 116 (7,3 %)”.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Çmimet e banesave rriten me 7,3% në Kosovë, ritmi më i lartë jashtë Prishtinës

Çmimet e pronave në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e St...

5 days më parë 3 Min Lexim

Bllokimi i fondeve dhe buxheteve: Kryetarët e komunave protestojnë ndaj Qeverisë së Kosovës

Kryetarët e komunave kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës respektimin e kompetencave lokale, mb...

7 days më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!