Vuçiç: Varrimi i Mlladiç tregoi urrejtjen ndaj Serbisë, prisnin që ta varrosnim si një qen

8 Shtator 2026 | 20:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se varrimi i Ratko Mlladiçit ka shërbyer për shumë njerëz në rajon që “të tregojnë sa shumë e urrejnë Serbinë”.

Në një intervistë për televizionin shtetëror serb, RTS, Vuçiçi provoi të zvogëlojë rolin e shtetit në organizimin e ceremonisë së varrimit të kriminelit të luftës, duke thënë se të huajt prisnin që ai të dërgohej në varreza qensh.

“Disa prisnin ta dërgonim në varreza qensh. Pamë një valë histerike sulmesh nga Sarajeva, Prishtina, Zagrebi dhe Podgorica. Të gjitha këto i prisnim. Asgjë nga kjo nuk është befasuese. Madje as ashpërsia e sulmeve dhe përdorimi i një gjuhe jo-diplomatike. Ne nuk duam të hyjmë në matricën e deklaratave histerike. E shihni që nuk jam prononcuar për dy ditë. Ajo që më shqetëson është se varrimi u shërbeu si alibi disa njerëzve në rajon për të treguar se sa shumë e urrejnë Serbinë”, ka thënë Vuçiçi.

Duke komentuar deklaratat e udhëheqësve të BE-së, Von der Leyen dhe Costa, ai tha se nuk ka asgjë të keqe për të thënë për ta, sepse “ata kanë mbajtur gjithmonë anën e Serbisë”.

“Unë nuk e kam të lehtë kur flas me të huajt për Kosovën, kur ju them pse na keni marrë një pjesë të territorit tonë. Që vetëm serbët duhet ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit, e shqiptarët jo. Ne nuk jemi budallenj. I keni parë, tashmë kanë një aleancë, Kroacia, Prishtina dhe Tirana. E bëjnë sepse janë më të dobët se ne”, ka thënë Vuçiçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç i tha Radio...
21:21 | 08/09/2026

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas nderimit të Mlladiç

Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga...
19:26 | 08/09/2026

Funerali me nderime shtetërore i Mlladiç, Mbretëria e Bashkuar thërret të Ngarkuarin me Punë të Serbisë

E dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, thirri të Ngarkuarin me Punë të Serbisë për të dënuar përfshirjen...
18:02 | 08/09/2026