Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona
Rreth 18,500 persona janë zhvendosur në 72 orët e fundit, ndërsa luftimet janë përshkallëzuar në provincat perëndimore të Jemenit, Taiz dhe Hodeidah, që nga 3 shtatori, njoftoi të martën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e OKB-së.
“18,500 persona janë zhvendosur vetëm në 72 orë, ndërsa luftimet përshkallëzohen në bregdetin perëndimor të Jemenit dhe në pjesë të Ta’iz dhe Al Hodeidah. Numri vazhdon të rritet ndërsa familjet ikin nga armiqësitë e ripërtërira”, shkroi IOM në Jemen në platformën X.
Organizata vuri në dukje se ka pasur raportime për viktima civile, përfshirë vdekje dhe lëndime, ndërsa përleshjet intensifikohen.
Zhvillimet vijnë ndërsa përballjet ushtarake midis forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi janë përshkallëzuar ditët e fundit në disa fronte, veçanërisht në provincat Taiz, Al-Jawf, Al-Bayda dhe Hodeidah.
IOM paralajmëroi se numri i personave të zhvendosur po “rritet me orë”, ndërsa familjet vazhdojnë të mbërrijnë në komunitetet pritëse dhe vendet e zhvendosjes.
Shefi i Misionit të IOM-it në Jemen, Abdusattor Esoev, tha se familjet e zhvendosura “po mbërrijnë pa asgjë: pa strehë, pa ushqim, pa asnjë mënyrë për të ditur nëse është e sigurt të kthehen”.
Ai shprehu shqetësim lidhur me raportet se disa familje mund të mos jenë në gjendje të largohen në mënyrë të sigurt nga zonat e vijës së frontit, për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe pasigurisë përgjatë rrugëve të kalimit.
Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
- 21:28 Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite