Aksi rrugor Levan-Fier vijon të jetë i bllokuar prej rreth 30 minutash, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Shkak është bërë një pishë e dëmtuar nga zjarri, e cila është rrëzuar në pjesën e rrugës dhe ka bllokuar kalimin.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për prerjen dhe largimin e trungut, me qëllim rikthimin e qarkullimit.
Gjithashtu, në zonë ndodhet edhe Policia Rrugore, e cila po monitoron situatën dhe qarkullimin e mjeteve.














