AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

Shërbimi privat i sigurisë fizike po përdoret për dhunë dhe presion nga biznesmenë apo kompani private për të zgjidhur problemet e pronësisë apo investimeve në zonat turistike, duke vënë në pikëpyetje kontrollin e shtetit mbi territorin dhe sigurinë publike.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
10 hours më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
policia ilustrim
Foto ilustruese nga Pixabay.

Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, ku përveç detit në ngjyrë blu të kthjellët, dhjetra hotele dhe resorte konkurrojnë me njëri-tjetrin me ofertat e pasura kulinare dhe mundësitë për argëtim dhe pushim.

Por më 3 shtator, njëri prej tyre, Regina Palm, u shndërrua në një skenë krimi që të sjell ndërmend “Perëndimin e Egër” në Amerikën e shekullit XIX.

Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta Group” hyri në ambientet e hotelit Regina Palm i shoqëruar nga një grup truprojash të armatosura për të sqaruar një konflikt pronësie mbi një sipërfaqe të lakmueshme toke në Palasë me Vasil Bedinajn, pronarin e hotelit.

Konflikti precipitoi në dhunë dhe përdorim armësh me përfshirjen e një numri punonjësish të kompanive private të sigurisë për llogari të të dyja palëve.

Përplasja mes dy biznesmenëve për investimet turistike në jug të vendit nuk është rasti i vetëm që ekspozon përdorimin e kompanive private të sigurisë si ‘mercenarë’ të grupeve të biznesit, në shkelje të çdo kriteri ligjor. Më parë, punonjës të policive private u shfrytëzuan për të kryer ‘punët e pista” edhe në projektet e ngjashme të Zvërnecit apo Rrjollit – duke ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin dhe mekanizmat e kontrollit.

Sipas juristit Eugen Beçi, një ish-prokuror i krimeve të rënda, kjo situatë tregon kapitullimin e shtetit përballë problemeve të gjithëpërhapura të pronësisë, veçanërisht në zonat me interes të lartë zhvillimi. Në mungesë të drejtësisë, Beçi thotë se vendin e ka zënë vetëgjyqësia.

“Meqë gjyqet zvarriten me vite dhe përmbarimi nuk funksionon, biznesmenë dhe personazhe të botës së krimit kanë krijuar xhepat e tyre të forcës,” tha Beçi për BIRN.

“Në vend që të presin vendimin e gjykatës për një pronë apo tokë në bregdet, marrin 20-30 veta me uniformë policie private dhe e pushtojnë me dhunë. Shteti ka heshtur, dhe kur shteti hesht e heq dorë nga vendosja e drejtësisë, vendin e tij e zë dhuna e privatit,” shtoi ai.

Me pistoleta në brez

Ligji 75/2014 për shërbimin privat të sigurisë fizike parashikon në letër një sërë kriteresh të rrepta për certifikimin e punonjësit të shërbimit, duke përfshirë trajnimet si dhe kontrollet e backgroundit të tyre penal.

Ligji parashikon gjithashtu rastet ekstreme se kur mund të përdoren armët e zjarrit apo forca, duke njoftuar në çdo rast në mënyrë urgjente Policinë e Shtetit.

Sipas Romario Shehut, studiues i Programit të Sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, shërbimi privat i sigurisë fizike jo gjithmonë vepron në përputhje me legjislacionin. Në këtë analizë, Shehu thekson se është e rëndësishme që të vlerësohet se kush e përdor sigurinë private në Shqipëri dhe për çfarë qëllimi.

“Ndonëse një SHPSF mund të jetë një kompani plotësisht legjitime me punonjës të trajnuar dhe të certifikuar, niveli i rrezikut ngelet i lartë kur një klient me interesa të forta ekonomike apo histori kriminale përdor një numër të madh punonjësish sigurie për të zgjidhur konfliktet, si në rastin e Vlorës,” tha ai.

“Këtu lind problemi që përdoret një shërbim legjitim i sigurisë, për një qëllim që në substancë është frikësimi, presioni ose imponimi i një interesi privat përmes forcës,” shtoi Shehu.

Ai e cilëson këtë problem shqetësues veçanërisht në Shqipëri, ku konfliktet mbi pronën, territorin, investimet dhe aktivitetet ekonomike mund të përplasen me interesa kriminale.

Shehu vlerëson se në këto raste duhet që institucionet përgjegjëse shtetërore të ushtrojnë detyrat ligjore të mbikëqyrjes dhe të jenë në gjendje të garantojnë se, asnjë aktor, pavarësisht fuqisë, nuk mund ta zëvendësojë autoritetin publik.

Shehu i cilëson rastet e fundit jo vetëm si shkelje kompetencash, por edhe vepra penale.

“Për këto raste duhet të hetohet jo vetëm sjellja individuale e punonjësve, por edhe kush e dha urdhrin, në çfarë rrethanash dhe cili ishte qëllimi i ndërhyrjes së tyre,” shtoi ai.

Edhe avokati Eugen Beçi vëren shkelje të legjislacionit në rastet e publikuara, veçanërisht në përdorimin e armëve të zjarrit apo të përfshirjes në konflikte. Sipas tij, edhe pse ligji përcakton që armët e rojeve private të rrinë brenda gardhit të objektit, shumë herë kjo nuk ndodh.

“Kur këta njerëz dalin me pistoleta në brez nëpër hotele e resorte dhe përfshihen në sulme, këtu nuk flitet më për roje, por për persona që mbajnë armë pa leje dhe bëjnë kanosje,” tha Beçi për BIRN.

“Kjo ndodh vetëm ngaqë shteti mbyll sytë dhe nuk ushtron asnjë kontroll real, duke i lënë banditët të fshihen pas një këmbëze policie private,” shtoi ai.

Mbikëqyrja çalon

Shoqëritë private të sigurisë fizike mbikëqyren nga Policia e Shtetit, por sipas Shehut, në praktikë ka probleme me zbatimin e përcaktimeve ligjore. Ai sjell në vëmendje një studim të hershëm të IDM-së mbi sektorin privat të sigurisë në Shqipëri,  ku vlerësohet se sfidat kryesore lidhen me kontrollin joefektiv të zbatimit të ligjit nga institucionet shtetërore, dobësitë e mbikëqyrjes, mungesën e një politike koherente për sektorin, si dhe dobësitë e vetërregullimit të tij.

“Studimi evidentonte probleme të rëndësishme të zbatimit të ligjit, përfshirë kapacitetet e kufizuara të Policisë së Shtetit për kontrollin e një numri të madh kompanish dhe kontratash, problemet me trajnimin dhe certifikimin, e mungesen e koordinimit ndërinstitucional,” tha Shehu.

Po ashtu, avokati Beçi fajëson mungesën e kontrollit nga shteti ndaj këtyre stukturave, të cilat sipas tij mjaftohen me kontratat formale në lëtër.

“E hapin kompaninë ose marrin një licensë shërbimi, veshin njerëz me precedentë me uniforma, u japin armë dhe ja ku u krijua ‘ushtria private’ e një individi me rekorde,” tha Beçi, duke theksuar se kontrolli i Policisë së Shtetit çalon dhe nuk verifikohet e shkuara kriminale e rojeve.

Beçi sugjeron që institucionet shtetërore përkatëse të veprojnë në rastet kur policia private përdoret si instrument për dhunë e presion.

“Ligji e thotë qartë kufirin: polici privat nuk ka tagër as të hetojë, as të ndalojë njeri, as të shpërndajë turma dhe as të sillet si sherif në rrugë. Ai ka vetëm detyrë rojtari brenda mureve të objektit,” tha Beçi për BIRN.

“Shteti nuk mund t’ia lëshojë kontrollin e territorit dhe policimin privatëve; në momentin që një kompani bëhet mburojë e banditëve, policia duhet t’i heqë menjëherë licencën, t’i çarmatosë dhe t’i çojë para prokurorisë,” përfundoi ai.

Etiketa: Eugen BeciInvestimi ne Rrjollkonflikti ne ZvernecLuan MuçaPolicia e ShtetitRegina PalmRomario ShehuSherbimi privat i sigurise fizikeVasil Bedinaj
Tjetri
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Liderët e BE-së dënojnë glorifikimin “tronditës” të Mlladiçit në funeralin e tij në Beograd

Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Liderët e BE-së dënojnë glorifikimin “tronditës” të Mlladiçit në funeralin e tij në Beograd

12:55 | 08/09/2026
policia ilustrim

‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

07:55 | 08/09/2026
mvhanuman

Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko

12:53 | 07/09/2026
rruga 2

Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

07:19 | 07/09/2026
amfiteater femije

Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri

09:24 | 06/09/2026
photo 2026 09 02 21 35 41

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët shqiptarë

21:41 | 05/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.