Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka lajmëruar mbylljen e seancës së parë të këtij sesioni të ri parlamentar. Kjo erdhi pasi deputetët e opozitës vendosën të braktisnin sallën e Kuvendit, vetëm pak minuta më parë me refuzimin për të vijuar me votimin për propozimin e Taulant Ballës për zgjedhjen e Evis Kushit si zv.kryetare e Kuvendit, duke pasuar Klodiana Spahiun.
Opozitarët kërkuan fjalën për procedurë, në mes të procesit të votimit dhe në momentin që Peleshi po kërkonte votimin për prezencën në sallë, ata u larguan nga salla. Ndërkohë u votua me 79 votat e socialistëve Evis Kushi si nënkryetare e Kuvendit, teska u miratua edhe dekreti i Presidentit për emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se jashtë dyreve të Kuvendit vijojnë të jenë protestuesit, të cilët e kishin lajmëruar më parë prezencën e tyre në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar.
