Koçiu dënon sjelljen e protestuesve ndaj disa deputetëve: Kjo nuk është protestë, por dhunë e mirëfilltë
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas tensioneve të regjistruara në nisje të seancës plenare, ku disa deputetë u përballën me protestuesit që ishin mbledhur para ambienteve të Parlamentit.
Përmes një postimi në Facebook, Koçiu i ka cilësuar incidentet si akte dhune, duke dënuar veçanërisht rastin e deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi.
“Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim”, shkruan Koçiu.
Ajo e cilësoi si “akt të turpshëm” dhunën ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, duke vënë theksin te rastet që përfshijnë gratë.
“Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është një akt i turpshëm. Aq më e rëndë bëhet kur nxitet nga vetë gratë”, vijon reagimin e saj zëvendëskryeministrja.
Sipas saj sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e një Shqipërie europiane.
“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
- 21:28 Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite