Çiftelia, pasion dhe mbijetesë, 63-vjeçari nga Mirdita: Dal të fitoj ndonjë lekë për fëmijët
Në rrugët e Tiranës, tingujt e çiftelisë sjellin një copëz nga Mirdita. Pas këtij instrumenti që e shoqëron prej dekadash është Shtjefën Moli, 63-vjeçari nga Kacinari, që pasionin e tij e ka kthyer edhe në një mënyrë për të përballuar vështirësitë e jetës.
“Jam nga Mirdita, nga fshati Kaçinari, jam 63 vjeç. Pasioni ka lindur që në moshë të vogël. Kisha pasion çiftelinë që në moshën 16 vjeç. Edhe babai im i ka rënë çiftelisë dhe ka kënduar. Çiftelia është mjeti më i bukur i jetës sime. Për mua është zemra ime, çiftelia dhe Mirdita.
Dal në qytet dhe luaj muzikë me çifteli. Më kanë dashur shumë shqiptarët, sidomos Tirana. Për mua, Tirana është vendi më i bukur.
Edhe djalit, që është 5 vjeç, ia kam blerë çiftelinë. E kam pasion, por edhe unë jam hallexhi. Jam me shtëpi me qira, nuk kam të ardhura. Kam kaluar edhe operacione, kam qenë i sëmurë.
Kam dalë nga halli, dal që të fitoj ndonjë lek për fëmijët, për kalamajt. Në ditë më lënë shqiptarët 20-30 mijë lekë dhe i kërkoj që të më ndihmojnë. Bakshishi më i madh që kam marrë ka qenë 50 euro. Unë bëj muzikë edhe për hallin tim, se nuk kam mundësi. Kur jam i mërzitur, marr çiftelinë. Jam i kënaqur, bereqaves. Në fund të muajit fitoj rreth 300 mijë lekë”, tregon ai.
Për Shtjefën Molin, çiftelia nuk është thjesht një instrument muzikor. Ajo është pjesë e jetës së tij, një trashëgimi e marrë nga babai
Mes vështirësive ekonomike dhe halleve të jetës, Shtjefën Moli vazhdon të dalë çdo ditë me çiftelinë e tij. Ai thotë se nuk kërkon shumë, vetëm pak ndihmë për të përballuar jetën dhe për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.
Dhe ndërsa tingujt e çiftelisë shpërndahen në rrugët e Tiranës, fjalët e kalimtarëve janë ato që i japin më shumë zemër: “Të lumtë goja, mirë i bie çiftelisë!”
“Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane