E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve në Berat

Ilustrim · Vizion Plus

Një telefonatë e mbërritur pranë Repartit Zjarrëfikës të Beratit për djegien e një banese në fshatin Velabisht, ka ngritur në këmbë zjarrëfikësit e qytetit.

Dy mjete janë nisur me shpejtësi drejt fshatit dhe duke hyrë kundravajtje në rrugët e qytetit, mjete zjarrëfikëse janë bllokuar nga autmjetet në kryeqëzim, duke rrezikuar përplasjen mes tyre.

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje,është konstatuar se telefonata ka qënë e rreme dhe se nuk kishte asnjë shtëpi të përfshirë nga flakët.

Rasti është raportuar në DVP Berat, ku do zbulohet nga ka ardhur telefonata dhe personi që ka kryer këtë telefonatë të rreme.

 

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh