Ministri i Mbrojtjes ka reaguar nga terreni në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, ku vijon operacioni për shuarjen e zjarrit.
Në një postim Live në Facebook, ai bën me dije se në terren ndodhet së bashku me Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, Deputetin Admir Kadeli dhe Prefektin Taulant Malshi.
Sipas njoftimit, përveç forcave bashkiake, vullnetare dhe të shërbimit pyjor, në operacion janë përfshirë edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore, 132 forca ushtarake me 7 mjete, 3 automjete zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca nga Forcat e Armatosura
"Deri tani rreziku për banesat është shmangur, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në operacionin e shuarjes së zjarrit në Ungrej", thuhet në postimin në Facebook.
