Viti i ri shkollor, dy shkolla në Durrës ende në rikonstruksion

8 Shtator 2026 | 18:06

Nisja e vitit të ri shkollor po afron, por disa institucione arsimore në bashkinë e Durrësit ende nuk janë gati të hapin dyert për nxënësit për shkak të punimeve të rindërtimit dhe rikonstruksionit. Mes tyre janë shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” dhe shkolla “Met Hasa”, ku punimet vijojnë ende.

“Pavarësisht që kemi marrë të gjitha masat që të mos cenohet në asnjë moment procesi mësimor, akoma nuk jemi gati me disa shkolla. Kemi në proces rindërtimi shkollën ‘Met Hasa’ dhe ‘Bajram Curri’. Ndërsa ka përfunduar shkolla e Vardardhës”, tha Amarilda Thërmija, drejtoresha e ZVA-së

Një nga risitë e këtij viti shkollor në Durrës është programi “Pas shkolle”, i cili do të aplikohet në 26 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të bashkisë. Programi synon që nxënësit të qëndrojnë pas orarit mësimor për të marrë mbështetje në detyra, në procesin e të nxënit dhe në aktivitetet artistike.

“Risia e fundit e Ministrisë së Arsimit është projekti ‘Pas shkolle’. Në Durrës janë përzgjedhur 26 shkolla. Projekti konsiston në qëndrimin e nxënësve pas mësimit, për klasat e para e të pesta, për të suportuar nxënësit në detyra, në procesin e të nxënit dhe përkrahjen në artet”, shtoi drejtoresha.

Mësuesit që do të angazhohen në këtë program do të përzgjidhen nga stafi pedagogjik përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, si dhe nga ish-mësues të dalë në pension.

Ndërkohë, në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare vijojnë përgatitjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor. Procesi i higjienizimit dhe dezinfektimit është përmbyllur, ndërsa ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore dhe vendosja e sinjalistikës rrugore pranë shkollave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja nga...
22:25 | 08/09/2026

“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sjellë në vëmendje ngjarjen e ditëve të fundit mes personazheve publikë këngëtarit Jozi Marku dhe ish-banorit të Big Brother...
22:17 | 08/09/2026

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë....
21:56 | 08/09/2026