Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ramën e kam dashur si vëllain tim, ishte yll që ndriçonte”, Ahmetaj jep fjalën e burrit: Do kthehem në Shqipëri, do vij në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
“Ramën e kam dashur si vëllain tim, ishte yll që
Foto arkiv: Ahmetaj dhe Edi Rama

Ish-zyrtari i lartë socialist, Arben Ahmetaj në një rrëfim nga Zvicra ka premtuar se do të kthehet nga arratia për t’u përballur me drejtësinë dhe kryeministrin Edi Ramën, atë që ai e ka cilësuar si një “yll” që ndriçonte shpresat e shqiptarëve dikur, ndërkohë që tani e ka zhytur vendin në errësirë.

“Një ditë do vij unë në Tiranë, por nuk do vij për segmentet e SPAK. Le të mundohen jo po ekstraidm jo, do vij vetë do përballem ,kur të çlirohet”, tha Ahmetaj ndër të tjera.

Pjesë nga fjala:

E kam dashur sikur ta kisha vëllain tim dikur. As ma mori mendja që do kthehej nga ai yll iqë do ndriçonte në njeriun që e zhyti Shqipërinë në errësirë dhe ja dorëzoi krimit të organizuar. Kam dhe një falje tjetër.

Unë po vuaj mëkatin tim të besimit ndaj këtij. I kërkoj dhe një të falur Fatos Lubonjës. I kërkoj të falur se e kam paragjykuar dikur kur fliste për të dhe i kanë dalë të gjitha fjalët.

Kreu i organizatës le ti organizojë të gjithë, çfarë të dojë ky, këtu jam unë. Një ditë do vij unë në Tiranë, por nuk do vij për segmentet e SPAK. Le të mundohen jo po ekstradim jo, do vij vetë do përballem ,kur të çlirohet. Dhe po i them protestës mos e ndaloni edhe kur ky të bjerë, deri në qeveri teknike. Popull shqiptar mos e ndaloni protestën, deri kur të krijohet një qeveri teknike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese