Skandal korrupsioni në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm! Dyshohet për skemë pastrimi parash me qendra mashtrimi telefonik

8 Shtator 2026, 20:00Bota TEMA
Skandal korrupsioni në Ukrainë, jep dorëheqjen Prokurori i

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravçenko, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion që lidhen me një rrjet të paligjshëm qendrash mashtrimi telefonik (call center) në vend.

Dorëheqja vjen pasi gjatë fundjavës hetuesit e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SAP) kontrolluan zyrat e tij. Sipas hetuesve, një zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme drejtonte një skemë pastrimi parash që mbronte qendra mashtrimi telefonik në këmbim të pagesave.

Sipas NABU dhe SAP, paratë e përfituara nga kjo skemë janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme, bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë, ndërsa bëhet fjalë për "miliona" asete të pastruara.

Në letrën e dorëheqjes, Kravçenko tha se nuk dëshiron që posti i tij të përdoret si "mjet për përballje politike". Ai iu referua edhe deklaratës së bërë një ditë më parë, kur i hodhi poshtë akuzat si "plotësisht të pabazuara" dhe mohoi çdo përfshirje në aferë.

Pas dorëheqjes, Kravçenko falënderoi presidentin Volodimir Zelenski dhe Parlamentin ukrainas për "besimin", ndërsa kreu i shtetit nuk ka reaguar ende publikisht.

Skandalet e korrupsionit kanë shoqëruar Ukrainën edhe gjatë luftës me Rusinë, ndërsa akuza janë ngritur në disa raste ndaj personave të afërt me Zelenskin.

Edhe pse më shumë se një dekadë më parë u krijuan NABU dhe SAP për të luftuar korrupsionin, fenomeni mbetet një nga problemet më të mëdha në vend.

Në vitin 2025, në Ukrainë shpërthyen protesta pasi Zelenski tentoi të miratonte reforma që do të kufizonin pavarësinë e NABU dhe SAP. Partnerët europianë të Kievit shprehën shqetësim, ndërsa ambasadorët e vendeve të G7 paralajmëruan se masa të tilla mund të rrezikonin procesin e integrimit të Ukrainës në Bashkimin Europian.

Përballë reagimeve, Zelenski tërhoqi ndryshimet dhe riktheu pavarësinë e dy institucioneve antikorrupsion, por dyshimet për angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit kanë vijuar.

Muajin e kaluar, NABU njoftoi se kishte zbuluar një tjetër skemë, ku mbi 3 milionë dollarë ishin përvetësuar për të paguar garancinë e lirimit të një ish-ministri të Energjisë të akuzuar për pastrim parash. Një zyrtar i lartë i administratës së Zelenskit, i dyshuar për përfshirje në këtë rast, u shkarkua nga detyra.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, deklaroi muajin e kaluar në një intervistë për BBC se presidenti duhet t'u përgjigjet pyetjeve nëse ka qenë në dijeni të rasteve të mundshme të korrupsionit brenda ekipit të tij më të afërt. Megjithatë, ai theksoi se nuk ka prova që Zelenski është i përfshirë personalisht.

"Gjatë gjithë kohës që kam punuar me të, asnjëherë nuk kam marrë prej tij një urdhër apo detyrë që binte ndesh me ligjin ose me integritetin tim", tha Fedorov.

4 Komente

  1. S
    Silleni te kryesoje Spakun ket Ukrainasin

    Ky i Ukraines i pershtatet shume mire Spakut tone dumanist-dadoist-premcist te Sali kriminelit.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Industria mashtruese e qendrave të thirrjeve elefonike në Ukrainë është e gjerë - vlerësohet të përfshijë 1,000 deri në 1,500 operacione që gjenerojnë deri në 1 miliard dollarë në muaj. Ndërsa veprojnë në tokën ukrainase, shumica e qendrave drejtohen nga rrjete ndërkombëtare që synojnë qytetarët globalë (kryesisht njerëz të moshuar ose me njohuri të kufizuara në financë). Grupi më i madh në këtë skemë është Grupi Milton: Një "biznes mashtrimi" famëkeq i ekspozuar nga gazetarë investigativë si hetimi i BBC-së për mashtrimin miliarda dollarësh kryesisht në vendet e BE-së. Rrjeti u krijua dhe drejtohet nga David Kezerashvili (një hebre gjeorgjian, ish-ministër i mbrojtjes gjeorgjiane, me lidhje të forta në Izrael).

      Përgjigjjuni
      1. s
        sdf

        Edhe Ukraina eshte bere e korruptuar ne cdo qelize si Shqiperia.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sdf

          Edhe Ukraina eshte bere e korruptuar ne cdo qelize si Shqiperia.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje