Lezhë/Riaktivizohet zjarri në Rras, mbi 5 vatra aktive, flakët avancojnë drejt zonave të banuara

8 Shtator 2026, 19:20Kronika TEMA
Lezhë/Riaktivizohet zjarri në Rras, mbi 5 vatra aktive, flakët

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Rras, në Njësinë Administrative Ungrej. Sipas raportimeve të banorëve, në zonë janë aktualisht më shumë se pesë vatra aktive, duke krijuar një situatë shqetësuese për komunitetin.

Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri gjatë ditës së sotme, situata ishte vënë nën kontroll. Megjithatë, sipas banorëve, zjarri është riaktivizuar gjatë pasdites dhe flakët po avancojnë në drejtim të zonave të banuara.

Banorët shprehen të shqetësuar për përhapjen e zjarrit dhe kërkojnë vijimin e ndërhyrjes nga strukturat e emergjencave, me qëllim frenimin e flakëve dhe parandalimin e afrimit të tyre pranë banesave.

Situata mbetet shqetësuese, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe të vazhdueshme për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe rrezikun për komunitetin.

Lini një Përgjigje