Përpjekjet për paqe në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

8 Shtator 2026 | 08:07

Kryeministri britanik, Andy Burnham dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, si dhe për luftën në Ukrainë.

Gjatë bisedës, njoftoi zyra e kryeministrit britanik, Burnham e uroi Trumpin për të dhënat e fundit të punësimit në SHBA dhe theksoi shenjat pozitive të rritjes edhe në ekonominë e Mbretwrisw sw Bashkuar.

“Kryeministri tha se qeveria po krijon më shumë optimizëm për Mbretërinë e Madhe dhe se po shënon përparim, por se mbetet ende shumë për t’u bërë”, thuhet më tej.

Sa i përket Ukrainës, dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën e vazhdimit të përpjekjeve drejt një armëpushimi që do të parandalonte humbje të tjera jetësh.

Burnham përsëriti gjithashtu mbështetjen e Mbretwrisë së Bashkuar për Ukrainën dhe për negociatat e fundit të paqes të udhëhequra nga SHBA-ja.

Duke iu kthyer Lindjes së Mesme, Burnham theksoi angazhimin e vendit të tij për të punuar drejt paqes dhe sigurisë në rajon.

Sipas zyrës së kryeministrit britanik, Burnham gjithashtu theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete për palestinezët dhe izraelitët, rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe “garantimit që Irani të mos sigurojë kurrë armë bërthamore”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem

Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem, si një nga katër “kundërmasat” ndaj Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar. Izraeli...
21:59 | 08/09/2026

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të martën se Irani është “ndëshkuar rëndë” nga bllokada detare, duke e përshkruar atë si “kaq të fuqishme, kaq...
21:36 | 08/09/2026

Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor po “minon” perspektivat për një...
21:28 | 08/09/2026