Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr i përgjakshëm mes tre personave në Shkodër, 24-vjeçari qëllohet me armë dhe humb jetën në spital

Shkruar nga Newsbomb
Sherr i përgjakshëm mes tre personave në Shkodër,
Foto ilustruese

Një sherr mes tre personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, i cili ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, duke shkaktuar vdekjen e një 24-vjeçari.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Andri Vulaj, 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe Ylber Lulit, 24 vjeç, babë e bir.

Si pasojë e të shtënave, 24-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 25-vjeçarit si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese