Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

8 Shtator 2026, 08:01Politika TEMA
Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta

Deputetët rikthehen të marten, pas pushimeve, në sallën e parlamentit për të nisur sesionin e ri, me çështje të vjetra. Korriku u mbyll me përplasjen për reformën e re territoriale dhe kjo do të jetë sërish cështja më e nxehtë e këtyre javëve në vijim.

Socialistët dhe demokratët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkë për hartën e re territoriale, duke u ndarë larg njëra-tjetrës për numrin e bashkive që do të ndahet vendi.

Propozimi i maxhorancës me 46 bashki është në rrugë drejt Parlmaentit për tu miratuar, sipas planit, në fillim të tetorit pas konsultimeve në bashkitë që preken.

Kjo lë mënjanë Partinë Demokratike që kërkon të shtojë bashki, duke propozuar 100 të tilla, ndërsa ka paralajmëruar betejë në Parlament, për ta kundërshtuar.

Por ndërsa territorialja ka ecur më shpejt për shkak të zgjedhjeve të pranverës për pushtetin vendor, reforma zgjedhore pritet të futet në një rritëm të ri propozimesh dhe diskutimesh mes palëve, që deri tani, kanë qenë bashkëpunuese, për të mos përfunduar si gjithmonë për moment të fundit.

Një tjetër vendim për të cilët ligjvënësit do të ngrene kartonët që në seancat e para, është ajo për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, cështë që ka krijuar përplasje direkte me kryeministrin Rama, për një kohë të gjatë.

Projekligji është në Kuvend dhe ndyshimet, që kanë ardhur si propozim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pritet të miratohen gjatë këtij muaji. Kësaj duket se i parapriu me një reagim Gjykata Kushtetuese, këtë të hënë, që thotë se vendimet e saj duhet të zbatohen, por duke shtuar se nuk hyn në kompetencat e qeverisë dhe të Kuvendit.

“Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij” thuhet në reagim.

Ky reagim i Gjykatës Kushtetuese vjen dhe si përgjigje ndaj diskutimeve të fundit mbi pagat e reja që do aplikohen për magjistratët, në momentin që Parlamenti do e miratojë draftin me formulën e re të përllogaritjes së shumës.

5 Komente

  1. S
    Skypion

    Deputetet e Opozites brenda Salles dhe protestuesit jashte duhet t'i bejne jehone denoncimit te Ben Ahmetajt ne lidhje me kreun e e Organizates kriminale "PS", Edvin Rama aka Kerrma, i cili merret me trafik nderkombetar armesh. Po ashtu, si deputetet opozitare dhe protestuesit te vene ne shenjestes Ermal Raketen. Jashte me veze, brenda me mbeshtyma. Do thosha per Kerrmen, por ay nuk vjen, se e ka zalloten aq sa osh vet i nolt.

    Përgjigjjuni
    1. C
      C.E.N

      Skypion jane fishkur koqet e Berishes mos prit te bien.Fshij bythen kete e ben mire ti.Arbeni si hajdut profesionist qe nga rinia e tij vodhi, tani eshte fshehur si lepur tju rroj, mut do ju bej dhe ju

      Përgjigjjuni
    2. U
      USA citizen

      Pse jo minimumin etik por merren me pagat e atyre qe as kane nevojen per to? A e vetequan veten rilindja parti te majte apo catch all party?!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Askushi

        Rilindja kurre nuk ka ekzistuar si parti e majte. Qe kur lindi nuk eshte gje tjeter, vetem nje force kunder popullit te vet. Sa per voten nuk e meriton dhe nuk e ka fituar, vetem me vjedhje. Ka drejtesine me vete dhe prandaj livadhis. E kuptoni se ne cfare gjendje eshte populli? Nuk arin te perfundoje nje dush se I mbetet trupi me shkume sapuni nga nderprerja e ujit ne cdo kohe. Kjo ndodh ne Tirane, te rruga "Disha". Ja keshtu do hyme ne europe, te palare, te pa ngrene, me korrupsion, me kriminalitet shume te larte, dhe me paga qe nuk e justifikojne te magjistrateve. Kjo e shume te tjera do te na fundosin ne europe. I pafshi hajrin demokracise Sr pjerdhur.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhambazi

          Kuvendi rinis punen me rritjen e pagave te hajduteve ,e mbani mend sa moren zgjedhjet i cuan pagat e tyre nga 6000euro,,prosituta e rilindjes duhet te hetoet per gjithe skandalet ,duke filluar nga AKSHI dhe cfare permendi dje Ahmetaj,Kayo eshte skandali radhes

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje