Përfshihet nga flakët automjeti në qendër të Fierit, detajet e para

8 Shtator 2026, 08:20Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët automjeti në qendër të Fierit,

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 06:00 në një parkim publik në lagjen “Konferenca e Pezës”, në qendër të Fierit.

Tymi i dendur ka alarmuar banorët e pallatit pranë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e flakëve në automjetet e tjera. Në vendngjarje ndodhen edhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë shkaktuar vetëm në automjetin e përfshirë nga flakët.

Lini një Përgjigje