E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sot nis sesioni parlamentar, pritet protestë përpara Kuvendit

Ilustrim · Vizion Plus

Parlamenti nis sesionin e ri ditën e sotme, 8 shtator. Në  orën 11:00 do të  mblidhet Konferenca e Kryetarëve e cila përcakton ligjet që deputetët do të  miratojnë në 3 javët e ardhshme, ndërsa seance plenare do të mblidhet pasdite në orën 17:00

Mbledhja e parë e Parlamentit ka karakter kryesisht ceremonial dhe hapet me fjalën e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe më pas flasin kryetarët e grupeve parlamentare. I vetmi vendim i Parlamentit është miratimi i kalendarit trejavor.

Mes ligjeve të parashikuara për tu votuar nga deputetët në këto javë të para të shtatorit është drafti që parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve.

Ky ligj pritet t’i japë zgjidhje konfliktit të krijuar mes qeverisë e sistemit të drejtësisë për rrogat e magjistratëve. Ndërkaq me kthimin e deputetëve në punë, duket se do të rikthehen edhe protestat para Parlamentit.

Qytetarët që protestojnë prej më shumë se 3 muajsh para Kryeministrisë kanë lajmëruar se do të mblidhen sërish sot në protestë para Parlamentit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh