Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në një parkim publik në lagjen “Konferenca e Pezës”, në qendër të qytetit, ku automjeti është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Tymi i dendur ka mbuluar pallatet pranë vendit të ngjarjes, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë shkaktuar vetëm në automjetin e përfshirë nga flakët.
