Ndryshimet në qeveri, Begaj dekreton largimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

8 Shtator 2026, 09:50Politika TEMA
Ndryshimet në qeveri, Begaj dekreton largimin e Evis Salës dhe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në të njëjtën ditë, kreu i shtetit ka dekretuar Klodiana Spahiun si ministre të re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Dekretet e Presidentit vijnë në kuadër të ndryshimeve në qeveri, ndërsa emërimi i Spahiut i hap rrugë nisjes së procedurave për marrjen e detyrës së re.

Spahiu pritet të betohet përpara Kuvendit në seancën e sotme, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Ndërkohë, pritet që mazhoranca të propozojë edhe një emër të ri për postin që Klodiana Spahiu mbante më herët në Kuvend.

1 Komente

  1. .
    ...

    A ishte në xhamie para që të firmost aktin? Apo do shkjo në mekt

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje