Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se sesioni i tretë i legjislaturës do të jetë një periudhë intensive pune për Kuvendin, me fokus kryesor shqyrtimin e projektbuxhetit dhe të nismave ligjore të depozituara.
Balla u bëri thirrje kryetarëve të komisioneve parlamentare që të trajtojnë me prioritet të gjitha projektligjet e disponueshme, në mënyrë që Kuvendi të përmbushë afatet kushtetuese dhe ligjore.
Duke iu referuar debatit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me statusin e magjistratëve, ai theksoi se Kuvendi ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara dhe se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar brenda afateve projektligjin që adreson këtë vendim.
“Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të tjera”, u shpreh Balla.
Ai nënvizoi se përcaktimi i nivelit të pagave është kompetencë ekskluzive e Kuvendit dhe se respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve mbetet thelbësor për funksionimin e shtetit ligjor.
Në përfundim, Balla mbështeti propozimin që projektligji i depozituar nga deputetët socialistë të shqyrtohet sa më shpejt në komisionet parlamentare dhe të kalojë për miratim në seancë plenare sipas kalendarit të Kuvendit.
PERPARA ESHTE QEVERIA QE BEN SHPERNDARJEN E FONDEVE TE BUXHETIT SIPAS ZERAVE,,,,,TE ARDHURAT SHPERNDAHET SIPAS ZERAVE DHE PAGAT SIPAS MINISTRI E PERKATESE KUR BEHET PLANI BUXHETOR VJETOR OSE NDRYSHIME GJATE VITIT MINISTRIA E FINANCAVE CON NE KUVEND PER MIRATIM ,PASI KALON ME VENDIM QEVERIE ME PERPARA....DHE KETU MBARON ....EDHE TANI NESE ESHTE BRENDA MUNDESI E DHE BRENDA NIVELEVE TE PAGAVE BEHET NDRYSHIMI POR POR JO PER TE PLOTESUAR QEJFINNE SITEMIT GJYQEDOR ,ASHTU DHE TE KUSHTETUESE
Balla, turp te keni qe i nenshtroheni drejtesise se korruptuar!
Shqipnia eshte pa instutucione shtetrore,funksionon paraja,klani,partia,fisi,...gjykatat nuk egzistojn,jane te kooruptuara.
Nga po shkru Haki, nga kafja apo nga lloto?
Ju edhi fundi boll e sakatut ket popull ju jeni Parlamenti me kot te gjith jasht Turlidhoj Hajdudi e keni lidhje me Kriminela pisa legena kurva Hapni Krahun rinis Rama ne Burg Berisha ne Burg se Likja asht ne Burg Na qat karin vetem krime vjedhje Pisa
Dy yjet katundare te politikes aktuale!Balla edhe Ndoka.,qe ende nuk e kane cuar asfaltin ne katundet ku kane dale nga zogu mamase'!