Dy ngjarje kanë gjatë javës së fundit në Berat, ku dy biznesmenë në qarkun e Beratit kanë rënë pre e hajdutëve.
Vjedhjet kanë ndodhur gjatë natës në biznesin “Veza e Mëngjesit”, që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, ne pronar shtetasin Leonard Fani dhe tjetra në banesën e shtetasit Lumnir Osoja.
Në të dyja këto godina, hajdutët kanë hyrë duke dëmtuar derën kryesore dhe vjedhur kasafortat.
Burime nga policia Berat konfirmojnë se shumat që ndodheshin në kasafortë ishin rreth 100 milionë lekë në secilën prej tyre. Po të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për një grup prej disa personash “skifterë”, që kanë hyrë për të vjedhur me maska e kapuça.
Gjithashtu konfirmohet prej burimeve se, shumat që ndodheshin në dy kasafortat e vjedhura janë pretenduar nga vetë biznesmenët, gjatë denoncimit të bërë prej tyre në polici, raporton TCH.
Të njëjtat burime konfirmojnë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe shtëpisë së biznesmenit por nuk është identifikuar ende asnjë prej autorëve të këtyre vjedhjeve.
Edhe pse vjedhjet kanë qenë të mëdha dhe mënyra e tyre ka qenë e njëjtë, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me këto ngjarje.
Ku do te hane hajdutet e gjore?! Me çfare do te ushqehen ata, kur policia nuk ben identifikimin e se cilet jane, ku jane, me ke rrine, me cilin bashkepunojne, me çfare rrojne, çfare pretendimi kane?! Shikoni se keto para mos shkojne per financime protestash dhe per ndonje ryshfe?! Mesoni pak nga menyra e ruajtjes se parava, te bankave dhe te arkave te ''diktatures''! U vjen turp?! S'ka per turp! Jeni te paafte dhe e merrni rrogen kot fare! Bankat e diktatures, arkat e tregtise, pensionet e qytetareve: pa kamera, pa roje nate, pa celulare, pa radio nuk u vodhen kurre! Sapo saliu na solli "dhimokracine", nisen vjedhjet, djegiet, vrasjet, arratisjet, gjakmarrjet, policat neper shkolla, drogen, drurin dhe hurin dhe...shajme Enverin!
Jam kundër hajdutit,por këtyre ju a kanë bërë mirë se nuk mbahen aq lek në dhtëpi.