Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burime nga policia thanë se, dy persona, të identifikuar si Bledar Dauti, 39 vjeç dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç kanë mbetur të plagosur me armë në zonën e Laprakës.
Të dy kanë plagë në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka gjetur mjetin e autorëve të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Ndërkohë që po këqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët.
Policia e Tiranës:
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Fushës’, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
© SYRI.net