Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Hajduta! Ikni futuni atje tani!” Qytetarët ‘’kapin mat’’ Luarasin, deputetja socialiste injoron protestuesit: Sa turp! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Hajduta! Ikni futuni atje tani!” Qytetarët ‘’kapin
Momenti kur qytetarët ndalojnë Iris Luarasin

Teksa pritet të nisë seanca plenare e sezonit të ri, disa prej deputetëve mësohet se kanë shmangur rrugët kryesore për të hyrë në Parlament. Ndër ta ka qenë deputetja socialiste Iris Luarasi, të cilës qytetarët i "kanë zënë pritë" në një qendër tregtare në Tiranë ku ajo është parë duke kaluar në drejtim të Kuvendit.

“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i drejtohet aktivistja Arvina Lleshi deputetes Luarasi. Kjo e fundit shikohet duke e ironizuar ndërsa i përgjigjet: Sa turp!

Aktivistja nuk ndalet dhe vijon debatin duke i thënë se qytetarë nuk kanë turp fare. “Nuk kemi trup fare. Turp të keni ju. Ikni tani futuni atje! Hajduta” shton më tej aktivistja Arvina Lleshi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese