E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet zyrtare

Ilustrim · Vizion Plus

Real Madrid dhe Inter përballen sonte në “Santiago Bernabeu” në një nga ndeshjet më të mëdha të javës së parë të Champions League. Dueli nis në orën 21:00 dhe sjell përballë dy skuadra me ambicie të mëdha në arenën europiane.

Në qendër të vëmendjes është padyshim José Mourinho. Trajneri portugez rikthehet në Champions League në stolin e Real Madridit dhe përballë do të ketë pikërisht Interin, skuadrën që ai udhëhoqi drejt triumfit në Champions League në vitin 2010. Për më tepër, finalja e atij viti u luajt pikërisht në “Santiago Bernabéu”, duke e bërë këtë përballje edhe më speciale për “Special One”.

Real Madrid vjen në këtë sfidë pas humbjes 1-0 ndaj Real Betisit, ndërsa Mourinho duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e Bernardo Silvës, Arda Güler dhe Eduardo Camavingas, të pezulluar.

Nga ana tjetër, Interi mbërrin në Madrid me moral të lartë. Zikaltrit kanë fituar tre ndeshjet e para në Serie A, përfshirë edhe përmbysjen 3-2 ndaj Napolit, dhe synojnë të befasojnë Realin në shtëpinë e tij.

Formacionet zyrtare

REAL MADRID – 4-2-3-1

Courtois

Dumfries – Konaté – Huijsen – Cucurella

Valverde – Bellingham

Brahim – Mbappé – Vinicius Jr.

Trajner: José Mourinho

INTER – 3-5-2

Josep Martínez

Bisseck – Akanji – Bastoni

Andy Diouf – Barella – Çalhanoğlu – Zielinski – Carlos Augusto

Lautaro Martínez – Francesco Pio Esposito

Trajner: Cristian Chivu

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh