Nderimet për Ratko Mladiç në Serbi/ Ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

8 Shtator 2026, 21:00Politika TEMA
Nderimet për Ratko Mladiç në Serbi/ Ministri Hoxha: Glorifikimi

Shqipëria ka dënuar nderimet e bëra në Serbi për Ratko Mlladiç, ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në një reagim në rrjetin social X, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria i bashkohet Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij në dënimin e mënyrës se si Mlladiç është nderuar në Serbi.

Ministri theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ndaj glorifikimit të kriminelëve të luftës, mohimit të gjenocidit dhe revizionizmit historik mbetet i pandryshuar. Sipas tij, këto qëndrime bien ndesh me vlerat evropiane dhe dëmtojnë procesin e pajtimit, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.

Hoxha nënvizoi gjithashtu se akte të tilla “fyejnë viktimat dhe të mbijetuarit” dhe gërryejnë besimin mes komuniteteve dhe njerëzve.

“Shqipëria dënon glorifikimin e Ratko Mlladiç, një kriminel lufte i dënuar që vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian, udhëheqësve të tij dhe të gjithë atyre që me të drejtë kanë dënuar mënyrën se si ai u nderua në Serbi.

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe mbetet konsistent: glorifikimi i kriminelëve të luftës të dënuar, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian dhe minojnë frymën e pajtimit, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që janë thelbësore për një të ardhme të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Akte të tilla shkaktojnë më shumë dëm sesa thjesht rihapja e plagëve të së kaluarës. Ato fyejnë viktimat dhe të mbijetuarit, gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe njerëzve.

Shqipëria beson fuqimisht se pajtimi i vërtetë mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, llogaridhënien, respektin për viktimat dhe të mbijetuarit dhe një angazhim të përbashkët për të siguruar që krimet e së kaluarës të mos përsëriten kurrë.

Rajoni ynë ka një të ardhme për të ndërtuar së bashku. Kjo e ardhme duhet të jetë evropiane: e rrënjosur në paqe, pajtim, bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe respekt të palëkundur për kujtimin e atyre që vuajtën nga tmerret e luftës”, shkruan ai.

3 Komente

  1. M
    Muci, diplomat karriere dhe prozator

    kete horr e kam pasur koleg dhe e njoh mire, eshte nje vemje e peshtire, nje servil i ndyre, qe nuk i duhet fare te beje komente se cfare ben nje shtet i pavarur me heronjte e tij por meqe Europa eshte ngritur ne kor per te denuar Serbine cohet edhe ky pabuksi dhe i bashkohet korit te Europes, shikojeni Ameriken gjigande, as qe merret me varrimet e njerezve sepse ne kemi vlerat amerikane

    Përgjigjjuni
    1. D
      Duam konsullate serbe edhe ne Fier!

      Shpejt edhe leri llafet.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ymeri

        Paska reaguar ashper fare qenka xhindosur

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje