Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

25-vjeçari e vrau në gjendje të dehur? Familja Luli hap dyert e mortit, përcjellin nesër për në banesën e fundit Ylberin, djalin e tyre të tretë

Shkruar nga Newsbomb
25-vjeçari e vrau në gjendje të dehur? Familja Luli hap dyert e
Viktima Ylber Luli

Familja Luli në Shkodër ka hapur dyert e mortit, pasi humbi tragjikisht një prej tre djemve të saj, Ylberin. Newsbomb.al mëson se ditën e nesërme në orën 18:00 familjarë, miq dhe të afërm i japin 24-vjeçarit lamtumirën e fundit. Ylberi, vëllai i dy djemve dhe djali i Qamilit e Valbonës, u nda tragjikisht nga jeta pasi konflikti i nisur në një lokal u përmbyll me vrasjen e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

25-vjeçari e vrau në gjendje të dehur? Familja Luli hap dyert e
 

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe eksperti i sigurisë Ervin Karamuço i cili ka ngritur dyshimet se Andri Vulaj i mori jetën Ylber Lulit në gjendje të alkoolizuar.

“Mund të ketë pasur ndonjë histori të mëparshme, qoftë ndonjë konflikt, ndonjë fërkim, ndonjë gjë. Dhe pastaj në lokal, se aty ka filluar e gjithë debati, fillimisht debat me tone të larta dhe pastaj përplasje fizike. Dhe pastaj personi, një nga personat është larguar, ka vajtur në shtëpi.

Ky tjetri me një shokun e tij ka ndenjur gati tre orë në makinë duke pritur se mos vinte prapë në lokal. Ai nuk ka dalë më nga banesa. Ai shoku i vet ka ikur, pra po ja tregoj një narrativë se kështu na ndodh në shumë raste. Në dhjetëra e në dhjetëra raste. Po ne tregojmë vetëm këto që janë me humbje jete, po nuk tregojmë ato që janë me plagosje të rënda dhe të lehta.

Dhe pastaj në ora 5:00 ky nuk duron më, mbase mund të ketë qenë edhe në efektet e alkoolit ose të preparateve dhe lëndëve të tjera, nuk e dimë këtë ta themi. I shkon në banesë, troket edhe i armatosur siç ishte. Del fillimisht ai djali që kishte pasur konfliktin e mëparshëm, përplasen fizikisht, del babai me thikë, e godasin. Ka një plagosje dhe vetë autori, nxjerr pistoletën, vret djalin dhe plagos babanë” tha Karamuço në intervistën e dhënë për “Now me Erla Mëhillin”.

Ashtu siç dhe kemi raportuar gjatë ditës së sotme, vrasja e Ylberit ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në banesën e viktimës.

Konflikti i nisur mbrëmjen e djeshme mes Ylber Lulit dhe 25-vjeçarit Andri Vulaj, në një lokal në zonën e Gjuhadolit, u përmbyll tragjikisht ditën e sotme kur ky i fundit i shkoi në banesë viktimës për tu sqaruar, ndërsa me vete kishte dhe armë në brez.

Gjatë bisedës, mes dy të rinjve ka nisur një përleshje fizike, ku është përfshirë edhe babai i viktimës, 63-vjeçari Qamil Luli. Përplasja mes tyre përshkallëzoi në vetëm pak minuta, ndërsa në vijim të konfliktit, babë e bir plagosën me thikë 25 vjeçarin Vulaj.

Si pasojë e konfliktit, të tre personat mbetën fillimisht të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Fatkeqësishht, edhe pse mjekët “luftuan” me kohën për të mbajtur në jetë 24-vjeçarin, Ylberi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Ndërsa babai i tij, 63-vjeçari Qamil Luli dhe 25-vjeçari Andri Vulaj morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ditën e nesërme familja Luli i jep lamtumirën e fundit djalit të tyre Ylberit, ndërsa mësohet se ata presin vizita për tre ditë: të mërkurën, të enjten dhe të dielën te Xhamia në Perash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese