Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e regjistruar pasditen e sotme, në pritje të nisjes së seancës plenare, me deputeten socialiste Iris Luarasi. Së cilës “iu zu pritë” nga disa aktivite që i dolën para në ambientet e një qëndre tregtare në Tiranë duke e cilësuar si hajdute.
“Çfarë mjerimi mendor”, shkruan Rama krahë videos së momentit kur aktivistet me celularë në duar duke filmuar Luarasin.
“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i është drejtuar aktivistja Arvina Lleshi deputetes Luarasi. Kjo e fundit iu përgjigj: Sa turp!
Kjo gjë solli reagimin e vetë deputetes e cila u shpreh se do të denoncojë aktivistet të cilat i dolën para në ambientet e qendrës tregtare dhe e cilësuan si hajdute duke filmuar përplasjen me celulaë në duar. Po ashtu nuk ka munguar reagimi i zëvëndëskryeministres Albana Koçiu e cila, e konsideroi rastin si një dhunë të shëmtuar.
Kujtojmë se në një video mesazh Kuarasi u shpreh: “Sot duke hyrë në Parlament disa vajza më zunë pritë. Me sharje, fyerje, tallje e duke filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën por se pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra për të mbrojtur gratë. Më thirrën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoi të m’i vjedhë askush. E aq më pak disa vajza që kanë vendosur që ta quajnë dhunën aktivizëm. Më akuzuan se nuk mbroj gratë ndërkohë që po dhunonin vetë verbalisht një grua. Kjo është vërtetë ironike por është për të ardhur keq. Mbrojtësve të grave me fyerje në gojë, me telefonin në dorë dhe një grua të vetme që e kishin rrethuar. Unë nuk pretendoj të përfaqësoj këto gra që ngatërrojnë aktivizmin me agresionin, protestën me pritën dhe guximin me fyerjen.
Por përfaqësoj pyetje të tilla gra dhe vajza të tjera që punojnë dhe e ngrenë zërin me dinjitet. Ato që nuk kanë nevojë për një grup, kamera dhe një viktimë për t’ju ndjerë të fuqishme. Kritikën e përballoj, pyetjeve u përgjigjem, por shpifjen dhe kërcënimin dhe dhunën nuk i pranoj. Prandaj këtë rast do ta denoncoj dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë, sepse fyerja nuk është protestë, poshtërimi nuk është aktivizëm dhe më pak dhunë vetëm sepse ushtrohet nga vajzat”

