Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të buzëqeshur nga komisariati numër 6, Gashi i thur lavde Lapajt pas arrestimit: Miqtë duken në ditë të vështira, faleminderit o vëlla (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Të buzëqeshur nga komisariati numër 6, Gashi i thur lavde Lapajt
Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi kanë dalë me video-mesazh nga Komisariati numër 6 në Tiranë, ku dyshja u shoqërua pas arrestimit nga përplasjet e sotme me efektivët në rrugën “George W Bush”.

Të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, kreu i “Shqipëria Bëhet” përshëndet personat që janë të interesuar për gjendjen e tyre pas arrestimit, ndërsa gazetari Gashi i thur lavde Lapajt, duke qenë se ky i fundit “e pësoi” pasi tentoi ta shpëtonte nga përplasja me efektivët.

“Unë dua të bëj një deklaratë për ty o vëlla. E them sinqerisht edhe njëherë o vëllai se në ditët e vështira duken miqtë dhe ke ardhur pas meje, je lëshuar. Duhet ta dini që jemi të gjithë bashkë nuk na ndan asnjë gjë, asnjë lloj mentaliteti” thotë Gashi.

Ndërsa video e dyshes përmbyllet me fjalën e Lapajt i cili njofton se do të shihet me qytetarët jashtë në shesh.

Biseda mes dy dyshes:

Lapaj: Për të gjithë ata që janë në merak, përshëndetje çuna. Hë mo Shpend

Shpendi: Unë dua të bëj një deklaratë për ty o vëlla. E them sinqerisht edhe njëherë o vëllai se në ditët e vështira duken miqtë dhe ke ardhur pas meje, je lëshuar. Duhet ta dini që jemi të gjithë bashkë nuk na ndan asnjë gjë, asnjë lloj mentaliteti.

Asnjë lloj gjëje nuk na ndan bashkë. Qëndroni të bashkuar, qëndroni më me dashuri pranë njëri-tjetrit. Nuk kemi gjë kundër Policisë së Shtetit, nuk kemi gjë kundër shtetit. Ne jemi vetëm kundër Ramës dhe Rama sapo na dha një dekoratë sot. Mua personalisht më ka dhënë një dekoratë. Rame kur të japësh dorëheqjen vëlla ishalla të trajtojnë siç na trajton ti neve.

Lapaj: Shihemi jashtë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese