Ilustrim
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Laprakës në Tiranë, ku raportohet se dy veta kanë mbetur të plagosur. Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosurit janë nisur menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fatmirësisht dyshja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa thuhet se njëri prej të plagosurve ka marrë plagë në këmbë. Në vendngjarje kanë dalë forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani rrethanat e ngjarjes dhe identifikimi i personave të përfshirë në ngjarje mbeten të paqarta, ndërsa pritet që në vijim të kemi një reagim zyrtar nga ana e policisë.
Sondazh
Poll
