Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Nga varka e Divjakës në majën e Kuvendit", Braçe uron Evis Kushin për postin e ri: Besoj shumë se do të bëjë më të mirën

Shkruar nga Newsbomb
"Nga varka e Divjakës në majën e Kuvendit",
Erion Braçe, Evis Kushi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka uruar përmes një videoje në rrjetet sociale Evis Kushin për emërimin në postin e ri si nënkryetare e Kuvendit.

Braçe shprehet i gëzuar dhe i bindur se Kushi do të bëjë më të mirën në detyrën e re. Ai e mbyll postimin me togfjalëshin "shokë gjithmonë", që tregon marrëdhënien e mirë mes tyre.

"Nga varka e Divjakës në majën e Kuvendit. Evis Kushi bëhet sot nënkryetare e Kuvendit. Unë dhe Neda vetëm i gjendemi në krahë! I gëzuar për të! Besoj shumë se do të bëjë më të mirën! Shokë gjithmonë!", shkruan Braçe.

Kujtojmë se Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit, duke zëvendësuar në detyrë Klodiana Spahiun, e cila mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese