Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa pas protestës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, turma është zhvendosur në drejtim të kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë bllokuar për disa minuta edhe kryqëzimin e Vasil Shantos, duke penguar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.
Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
“Rama, jep dorëheqjen!”, është një nga thirrjet e përsëritura gjatë marshimit.
Ndërkohë, nga turma janë dëgjuar edhe thirrje që i referohen besës, që Rama kërkoi nga qytetarët kur prezantoi platformën e re të qeverisë.
“Amanet na kanë lënë, besë të pabesit të mos i lëmë”, kanë thirrur ata njëzëri.














