Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Ngjarja është raportuar pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përdorimin e armës.
Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë në këmbë, ndërsa sipas informacioneve paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.













