Klodiana Spahiu është emëruar ministre e Shëndetësisë dhe Evis Kushi është emëruar nënkryetare e re e Kuvendit me 79 vota pro.
Opozita ka braktisur sallën e nuk ka marrë pjesë në votim. Kushi ka zënë vendin e Klodiana Spahiut, e cila ka marrë drejtimin e Shëndetësisë pas largimit nga detyra të Evis Salës.
Pas votimit të Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kryetari Niko Peleshi njoftoi mbylljen e seancës plenare.













