Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pak ditë më parë në mbështetje të një rezolute të paraqitur nga disa vende afrikane, e cila synonte miratimin e një harte që e paraqet kontinentin në përmasa më të mëdha nga sa shfaqet në harta konvencionale të botës.
Rezoluta, që pretendon të ofrojë një “paraqitje më të saktë” të masave tokësore të kontinenteve të globit, u përkrah nga 164 vende, ndërsa Shtetet e Bashkuara votuan kundër dhe gjashtë shtete të tjera abstenuan. Harta e re-e njohur si projeksioni hartografik Equal Earth-“është një alternativë e përshtatshme për përmirësimin e saktësisë së paraqitjes hartografike të botës”, thuhet në rezolutë.
Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, tha se kjo rikonfirmon realitetin afrikan. Por, si ndryshon harta e re nga versioni tradicional dhe përse SHBA-ja kundërshtoi? OKB-ja u ka beri thirrje shteteve anëtare të miratojnë një hartë të re në vend të projeksionit tradicional Mercator, i përdorur prej shekujsh dhe qe u hartua për lundrimin detar nga hartografi flamand Gerardus Mercator në vitin 1569.
Ky projeksion i kushtonte rëndësi paraqitjes së saktë të formave dhe këndeve të masave tokësore, por madhësitë e tyre relative shpesh paraqiteshin në mënyrë jo të saktë- pjesërisht për shkak të vështirësisë së paraqitjes së një globi tredimensional në një sipërfaqe dydimensionale. Ai i zmadhoi rajonet veriore dhe i ngjeshi ato pranë Ekuatorit, duke bërë që Europa dhe Amerika e Veriut të dukeshin shumë më të mëdha, ndërsa Afrika dhe Amerika e Jugut të dukeshin më të vogla.
“Ndryshimi i hartave, padyshim, nuk e ndryshon botën”, tha tha ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot. “Megjithatë korrigjimi i një paraqitjeje të shtrembëruar është tashmë një akt i së vërtetës”, shtoi ai. Rezoluta nuk është detyruese, por synon të nxisë ndryshime në hartat që përdoren si standard në mbarë botën.
zoti na rrujt!mos vallë metri në afrikë është më i vogël se në europë e amerikë??idiotësira,idiotësh!!europa është e madhe,amerika gjithashtu sepse kanë fuqiiiii,jo se janë të paraqitura të mëdha në letër!!
Nuk e kuptoj se cili eshte perfitimi i USA qe kane votuar kundra. Ishin pikerisht analistet e qendres hapsinore NASA ne Amerike qe e ngriten kete ceshtje qe ne 1967 ne kongresin amerikan , dhe kerkuan qe hartat te korrigjoheshin , pasi fotografite qe ata kishin mare nga fluturime avjonesh ne lartesi shume te larta , nuk korrespondonin me hartat egzistuese per zona te ndryshme te globit. Ne fakt , ky problem u zbulua nga James Gall ne 1855 , i cili dhe paraqiti nje harte shume me te sakte e cila paraqiste projektimin e tokes ne nje cilider ku cdo kontinent kishte permastat reale ne glob. Megjithate , nuk e kuptoj perse asnjeri nuk mori iniciativen ta korrigjohte kete problem (teknik) ne rang boteror .