Këtë të hënë policia bëri me dije se ka shtuar kontrollet për evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Por sipas mediave, në fokusin e policisë janë përdoruesit e mjeteve luksoze.
Bëhet me dije se “blutë” ka nisur hetimet në lidhje me pronarët e këtyre mjeteve. Në ndalimet që ka bërë policia, shpesh herë janë konstatuar se në drejtimin e mjeteve nuk janë hasur pronarët legjitimë, por persona të tjerë.
Kjo ka bërë që policia po kryejnë hetim pasuror për të gjithë mjetet luksoze që janë ndaluar. Dyshohet se makinat luksoze mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm.
Sipas A2CNN policia gjatë kontrolleve të ushtruara ka verifikuar mjetet që kanë vlerë mbi 50 mijë euro në tre, ndërsa pronarëve të tyre iu është kërkuar që të paraqesin dokumentet që vërtetojnë se makinat e blera, kanë burime të ligjshme financiare.
Kujtojmë që këtë të hënë, policia Rrugore e Tiranës bëri me dije se ka vendosur mbi 13 mijë gjoba për shkelësit e Kodit Rrugor, ku pjesë ishin edhe disa makina luksoze.

