Hoxha takon të Dërguarin Special të SHBA-së: Synojmë të thellojmë partneritetin strategjik

7 Shtator 2026 | 16:33

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ku në fokus ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua “lidhja e veçantë” mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik.

Sipas ministrit, krijimi i partneriteteve dhe mundësive të reja të bashkëpunimit kontribuon në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, rritjen e prosperitetit dhe sjelljen e përfitimeve më konkrete për qytetarët.

Hoxha theksoi se Shqipëria synon të zgjerojë bashkëpunimin me SHBA-në në fusha të ndërsjella, veçanërisht në tregti, angazhimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri.

“Për ne, lidhja transatlantike mbetet gurthemeli i sigurisë sonë dhe një spirancë e qëndresës demokratike”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se forcimi i bashkëpunimit dhe krijimi i partneriteteve të reja do të ndihmojë të dyja vendet të përballen më mirë me sfidat e përbashkëta, duke kontribuar në një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë për Shqipërinë dhe SHBA-në.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nderimet për Ratko Mlladiç në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha përmes një postim në X ka reaguar lidhur me nderimin e kriminelit të dënuar të luftës....
20:18 | 08/09/2026

Incidenti me disa protestuese, reagon Luarasi: Do e denoncoj këtë rast, drejtësia të veprojë

Deputetja socialiste, Iris Luarasi ka postuar së fundmi një video ku ka reaguar lidhur me tensionet e regjistura këtë të martë para nisje të seancës...
19:19 | 08/09/2026

Nis sesioni i ri i Kuvendit, Balla: Integrimi në BE brenda vitit 2030, mision kombëtar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në nisjen e sesionit të ri parlamentar se Shqipëria ka hyrë në një fazë...
18:35 | 08/09/2026