Mbi 13 mijë gjoba në Tiranë, arrestohen 32 shoferë. Bllokohen 75 mjete
Mbi 13 mijë gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës së fundit, në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë në rrugë.
32 persona janë arrestuar për vepra penale që lidhen me qarkullimin rrugor, ndërsa 75 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Kontrollet janë përqendruar veçanërisht tek automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Mes rasteve të evidentuara janë edhe dy drejtues mjetesh që tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit janë ndëshkuar gjithashtu 19 drejtues.
Shkeljet që lidhen me sigurinë rrugore kanë sjellë 4,998 masa administrative, ndërsa 7,868 masa janë vendosur për ndalim, qëndrim apo parkim të parregullt, duke penguar qarkullimin. Në fokus kanë qenë edhe drejtuesit e motomjeteve, me 1,093 masa për mosvendosjen e kaskës.
Policia Rrugore vijon kontrollet në akset kryesore të kryeqytetit, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të respektojnë rregullat, të mos drejtojnë automjetin pas konsumimit të alkoolit dhe të tregojnë kujdes maksimal në rrugë.
“Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane