Kujdes! Çantat e rënda të shkollës dëmtojnë shpinën e fëmijëve
Kur ka mbetur vetëm një javë nga nisja e vitit shkollor, mjekët ortopedë kanë rikthyer vëmendjen tek rëndësia që kanë çantat e shkollës, veçanërisht për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.
Veç zgjedhjes, që në blerje, të çantave të lehta, ekspertët rekomandojnë që të bëhet kujdes me mbushjen e tyre pasi shumë peshë mbi supe shkakton dëmtime të shtyllës kurrizore.
Edhe pse shpesh rekomandohet që çanta të mos kalojë 10 deri në 15 % të peshës së fëmijës, specialistët theksojnë se nuk ekziston një kufi i përshtatshëm për të gjithë. Çdo fëmijë duhet vlerësuar në bazë të moshës, madhësisë dhe forcës fizike.
Librat, laptopët, shishet e ujit, ushqimet dhe pajisjet sportive mund ta rëndojnë ndjeshëm çantën dhe të shkaktojnë tendosje të trupit. Sipas ekspertëve, nëse fëmija përkulet përpara për të mbajtur peshën, ka vështirësi në ecje ose rripat i shtrëngojnë shpatullat, çanta mund të jetë tepër e rëndë. Ata këshillojnë çanta me dy rripa të gjerë e të rregullueshëm dhe rekomandojnë që fëmijët të mbajnë me vete vetëm gjërat që u nevojiten gjatë ditës.
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton çdo vit 1,66 mln vdekje në botë
1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri
Kumbaro publikon rezultatet e PISA 2025, ja ku renditet Shqipëria
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane