Zgjerimi, investimi më i madh i BE. Nga Italia, Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa u shpreh i bindur se ashtu si në të shkuarën, zgjerimi i ardhshëm i Unionit me Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor, do të ketë sukses të garantuar.
“Merrni shembullin e zgjerimit – investimi më i madh gjeopolitik që Evropa ka bërë ndonjëherë. Zgjerimi ka forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin e qëndrueshmërinë tonë të përbashkët. Zgjerimi i ardhshëm – drejt Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor – do ta forcojë më tej Bashkimin Evropian si një aktor gjeopolitik për paqen, sigurinë dhe prosperitetin. Kjo është një histori suksesi evropiane dhe ne duhet ta pranojmë me besim”, tha ai.
Costa po ashtu kishte dhe një mesazh për kritikët ndaj BE.
“Për këtë arsye, nuk pajtohem me krahasimet e thjeshta që sugjerojnë se Evropa thjesht po mbetet prapa. Sigurisht, Evropa duhet të përmirësojë konkurrueshmërinë dhe shkathtësinë e saj për t’iu përgjigjur më shpejt dhe më të bashkuar. Por jo sepse jemi në rënie”, u shpreh Costa.
Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa është një nga mbështetësit më të fortë në Bruksel të anëtarësimit të Shqipërisë brenda vitit 2030.
Zgjerimin e BE, ai e ka konsideruar një domosdoshmëri, që duhet të përfshijë patjetër Shqipërinë, të cilën e ka vlerësuar vazhdimisht si një pretendent kryesor që është në rrugën e duhur drejt BE.
Faleminderit zoti Costa, rrofsh, por ben mire te pyesesh z.Merz nese Qeveria e tij eshte dakord. Deri tani Gjermania e Merz eshte kunder shqiptareve. Kjo eshte arsyeja qe fshatari Merz nuk e ka pritur Ramen ne takim zyrtar, dhe as i ka shkuar mendja te vizitoje Tiranen. Ne aq na ben, Merz do shkoje ne shtepi, por ne nuk duhet ta mirepresim nese i bie rruga ketej nga plazhet dhe malet tona. Presim dhe shpresojme qe AfD te jete dashamirese dhe mbeshtetese e Shqiperise ne BE.
Po keto jane horra 24 karatesh, kane mbi 10 vjet qe tallen me aspiratat e vendeve te ballkanit dhe vetem gjejne arsye qe ti mos i pranojne, turpi i botes ishte hapja e negociatave me Moldavine ku dihet qe ato jane disa vite drita larg vendeve te ballkanit, edhe tashti as qe kane ndermend ti fusin ne EU por vetem eshte nje karrem qe te mos kalojne ne krahun e Kines dhe Rusise
@ Muc... ! Aresytemi yt duket intetesant, por ti dukedh anti - european.
Je llogjika e karit VLLAZEN SHQIPTARE. AFD eshte ekstrem nuk do as nje te huaj ky thot shpresoj te jet dashamirse.
Sarkazëm është o Zoti Vari Leshtë!
Sa per Gjermanine, deri ne vitin 2030, Merz, ndoshta do jete gjekundi , jo politikan. I shikon zhvillimet? Ai qe kur mori pushtetin dukej njeri i paafte per kancelarine gjermane !
Problemi i Gjermanisë në radhë të parë është Kina. Industria kineze automobilistike është kthyer eksportuesi më i madh në botë duke konkuruar, sfiduar dhe futur në krizë të thellë ekonominë gjermane. Në radhë të dytë është energjia. Mbyllja e reaktorëve të energjisë bërthamore pa siguruar më parë mbulimin e diferencës së munguar energjitike me burime të tjera. Në radhë të tretë është Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë. Gjermania ishte importuesi më i madh i Europës me gazin dhe naftën ruse. Në radhë të katërt është Trump dhe politika e re amerikane me tarifat doganore që ka çoroditur tregun botëror. Emigrantët? Në qoftëse ekonomia do të vazhdonte të ecte si një motor Mercedes, Gjermanisë do i duheshin dyfishi i atyre që kanë shkuar atje. Jo vetëm industria, por shumë sektorë të tjerë si shëndetësia me spitalet e shtëpitë e pleqve, transporti, ndërtimi, shkollat, restorantet, bujqësia, etj i nevojiten qindra mijëra punonjës për tu punësuar. Dhe në kohë krizash nxjerrin kokën parti si AFD që fajin ja hedhin emigrantëve dhe ti shpreson se do jenë "dashamirës" me shqiptarët!!!! Çfarë logjike!!!!!
nuk ka zgjerim deri ne 2030
2035 me te drejta te plota. Marreveshja eshte bere …
Sapo e konfirmova dhe eshte e garantuar 100% do antarësohemi në vitin 2135.
Avash vella se nuk na le Miçua me Frentis Robqiris
Po po....drejte...
Shqiperia ka shume detyra para...mesa shikoj...ahaaa
Ja sa te bejme shtetin e bektashinjve dhe gjithe europa vihet ne radhe qe te na mireprese krahapur!
Mos i vini faj BE qe nuk jemi pjese e saj . Gjermani eshte me real dhe do ndryshime rrenjersore nga ne . Te tjeret, qe na ferkojne koken e na puthin, as qe e kane mendjen se kur ne do te behemi pjese e BE. I vetmi qe e con Shqiperine ne BE jane SH.B.A. Aleati yne ,mbasi shpalli Saliun Non Grada ,nderroje mendjen.Per 8 vite, mardhenjet me SH.B.A rane ,mbasi ne nuk u ngritem ne nivelet e demokracise perendimore. Shkaku dihet, korrupsjoni galopant ndryshoje qasjet ,jo vetem midis SH.B.A por dhe me Evropen . Fasadat false te takimeve BE -Shqiperi,me puthje, renje ne gjunje Melonit ,shterngim duarsh me Makronin, si dhe takime me darka e dreka, nga burri me atlete te bardha ,as e vune Shqiperine ne tavolinen per tju ofruar dera e BE.Sa here qe ngrihej zeri dhe dashurija e popullit, per BE ,midis "fjalve te mira",na dilnin pengesat se kemi akoma rruge per te ecur ne plotsimin e standarteve te BE . Populli jo me kot thoshte .Prit o go... sa te mbije bare qe te ham ne dhe ju bashke .