E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë zjarrin shtratit ku flinte e motra, e reja ndërron jetë në spital

Ilustrim · Vizion Plus

Një vajzë ka humbur jetën në spital në Pejë, pasi një ditë më parë ishte djegur, ndërsa ndodhej në shtrat, nga i vëllai.

Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Poterq të Klinës, ku një i ri, pasi i ka vënë flakën shtratit ku flinte motra e tij, ka shkuar në dhomën tjetër dhe ka sulmuar nënën me mjete të forta.

“Stacioni Policor në Klinë, më datë 06.09.2026, është njoftuar se në fshatin Poterq-Klinë, një person me probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit në të cilin qëndronte motra e tij, e më pas, në dhomën tjetër, e ka sulmuar me mjet të fortë nënën e tij, të cilave u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dyja viktimat fillimisht janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, por më pas, për shkak të natyrës së lëndimeve, janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Një ditë pas ngjarjes, më 7 shtator, Policia është njoftuar se vajza nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga zjarri.

“Policia është njoftuar se vajza, e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Ndërkohë, ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikike, i dyshuari është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po qëndron nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh