Tragjedi në malet e Kaukazit, orteku vret 11 alpinistë, 6 të zhdukur (VIDEO)
Një ortek në malet e Kaukazit në Rusi ka vrarë 11 alpinistë, ndërsa gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftuan të hënën shërbimet e shpëtimit.
Orteku rrëzoi një shpat mali në Grykën e Bezengut të dielën dhe goditi një grup prej 33 alpinistësh, bëri me dije Ministria e Emergjencave e Rusisë.
“Fatkeqësisht, 11 persona u vranë”, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën. Dhjetë alpinistë arritën të zbrisnin vetë nga mali, ndërsa gjashtë të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, njoftuan autoritetet.
Orteku përfshiu malin Mizhirgi, një nga majat më të larta në Kaukazin e Veriut, rreth orës 17:00 sipas orës lokale të dielën.
Më shumë se 50 punonjës të emergjencave janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Përpjekjet po vështirësohen nga terreni i vështirë dhe rreziku i lartë për orteqe të tjera.
Operacioni për gjetjen e gjashtë alpinistëve të zhdukur vijon, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të vështira.
The moment an avalanche came down in the mountains of Kabardino-Balkaria
— Russian Market (@runews) September 7, 2026
A mass of snow that descended from an altitude of 5,000 meters buried a group of 15 climbers in the Bezengi Gorge.
According to preliminary data, seven people were killed.
Official EMERCOM reports from… pic.twitter.com/DsHHN6bXo5
Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane